Shkup, promovohet libri dhe ekspozita për familjet katolike shqiptare

Shkup, 26.9.2018 – Sot e 90 vjet më parë, pikërisht më 26 shtator 1928, Gonxhe Bojaxhiu – Shën Tereza e ardhshme, u nis nga Shkupi në drejtim të Dublinit, që më pas të kalojë në Kalkutë të Indisë, duke ia kushtuar gjithë jetën e vetë njerëzve të vuajtur dhe nevojtarë. Prandaj, për ta shënuar këtë ditë, pikërisht këtu në vendlindjen e kësaj bamirëseje shqiptare, Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve – Shkup, organizoi promovimin e librit “Familjet katolike shqiptare në Shkup” të autorëve Skënder Asani, Albert Ramaj dhe Natasha Didenko, dhe ekspozitën dokumentare “Jeta përmes kujtimeve”.
Autori dhe drejtori i Institutit, dr.Skender Asani, tha se Shkupi është kryeqendra e katërt me radhë, dhe me gjasë kurora e promovimit të këtij produkti shumë të rëndësishëm shkencor, aktual dhe historik. Në Nju Jork, në Prishtinë dhe në Tiranë, kemi lënë mbresa të paharruara te publiku, dhe sidomos te qarqet shkencore, të cilat për herë të parë u ballafaquan me të vërteta të reja, të cilat deri më tani ishin venitur nëpër sirtarët e kohës, me ose pa dashje. Më tej Asani shtoi se monografia me dokumente, fotografi dhe dëshmi për familjet katolike shqiptare të Shkupit, është një libër që mëton të vë një gjurmë në kohën në të cilën jetojmë, një libër që për më tepër, synon të rifreskojë të kaluarën tonë historike. Shkupi është agora e veprës, një shesh rreth të cilit ndërlidhen shumë ngjarje, personalitete, rrëfime, shpresa dhe zhgënjime.
Promovimin e përshëndeti koordinatori i Qeverisë së Kosovës për shënimin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, z.Jahja Lluka.
Një referim rreth librit “Familjet katolike shqiptare në Shkup” e paraqiti publicisti Emin Azemi, kurse në emër të familjeve katolike shqiptare në Shkup, foli z.Anton Sereçi. Për pjesën muzikore-artistike u kujdes Duo-Scupi.
Ekspozita dokumentare “Jeta përmes kujtimeve” është e hapur disa ditë në Qendrën Informative Kulturore në Shkup.

Shikoni gjithashtu

МАЈКА ТЕРЕЗА СЕ ОБВРЖИ ЗА ДА ЧОВЕКОТ ДАНЕ ОСТАНЕ КАКО СКЕЛЕТ БЕЗ ЧОВЕЧКИ ЧУВСТВА

Според Мајка Тереза, на човечката природа повеќе и е потребна духовната страна отколку материјалната, а …