Shkrimtarë, studiues dhe botues nga Shqipëria, vizitë në ITSHKSH

DSC_0126Shkup, 11.04.2014 – Shkrimtarë, studiues dhe botues të njohur nga Shqipëria, sot vizituan Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë në Shkup, ku u pritën nga drejtori Shefqet Zekolli, dhe punëtorët tjerë shkencor.

Në këtë grup të mysafirëve nga Shqipëria, ishin Moikom Zeqo, Besnik Mustafai, Flutura Açka, Ylljet Aliçka, Fatmir Toçi, Irena Toçi, Skender Rusi, Demir Gjergji, etj.

Ata u interesuan për funksionimin e Institutit dhe format e tjera të bashkëpunimit.

Mysafirët nga Shqipëria, këto ditë janë prezent me botimet e tyre në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Shkup, me ç’rast vizituan disa institucione tjera dhe zhvilluan debate të hapura lidhur me librin dhe kulturën në përgjithësi. /itsh.edu.mk/

DSC_0128 DSC_0129 DSC_0133

 

——————————————————————————————–

 

Shikoni gjithashtu

Takim i rëndësishëm i Institutit dhe BFI-së në Drejtorinë e Vakëfit në Ankara

Një ekip i studiuesve të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, i udhëhequr …

Lini një Përgjigje