Ditë më parë, Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup iu shtua edhe
një kuadër i rëndësishëm shkencor deficitar. Asistenti i ri hulumtues në Departamentin e Kulturës
Materiale në ITShKSh, Sali Islami, ka mbrojtur me sukses tezën e magjistraturës me titull "Grupi i
Bërnicës dhe vlerat e saja kulturore". Studimet e tij në fushën e Arkeologjisë Parahistorike të Fakultetit
të Filozofisë pranë Universitetit “Kirili dhe Metodi” në Shkup, sjellin një kontribut të çmuar në fushën e
arkeologjisë dhe një hapje rruge për veprimtaritë e mëtejshme në kërkimet shkencore mbi trashëgiminë
tonë kulturore.
Arkeologu Sali Islami deri më tani ka botuar disa punime shkencore në fushën e trashëgimisë kulturore
materiale dhe ka marrë pjesë në shumë ekspedita dhe gërmime arkeologjike në Maqedoninë e Veriut,
Kosovë dhe Shqipëri.