Rini Useini, doktor i etnologjisë dhe antropologjisë

Shkup, 7 shkurt 2023 – Punëtori shkencor i ITShKSh- së, Rini Useini, e mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës në Institutin e Etnologjisë dhe Antropologjisë të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, me temë “Studime etnologjike dhe antropologjike të aspektit ekonomik të dasmës shqiptare në kushte bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut”.
Me këtë, Useini bëhet doktori i parë shqiptar i Etnologjisë dhe Antropologjisë në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë evaulimit të temës, Useini tha se do të bëjë përpjekje në bashkëpunim me kolegë të Kosovës dhe Shqipërisë që studime për këto fusha të ketë të paktën në nivel themelor te studimeve shkencore.
Sipas Useinit, në Maqedoninë e Veriut numri i etnologëve, antropologëve dhe folkloristëve nuk kalon shifren e pesë studiuesve me bazë të tillë studimore. Këto fusha janë mbuluar nga profesorë të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Historisë dhe shkencave të tjera të përafërta.
Etnologjia dhe Antropologjia janë dy sfera që kanë synim studimin dhe hulumtimin e etnokulturës, zhvillimeve kulturore, traditës dhe modernitetit.
Dr. Rini Useini është punëtor shkencor disavjeçar i Institutit, autor i dhjetëra punimeve shkencore dhe pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore nga lëmi i etnologjisë, antropologjisë, folklorit, etj.
Studimet themelore në drejtimin e Etnologjisë i kreu në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet e magjistraturës në Institutin e Folklorit në Shkup.

 

Shikoni gjithashtu

МАЈКА ТЕРЕЗА СЕ ОБВРЖИ ЗА ДА ЧОВЕКОТ ДАНЕ ОСТАНЕ КАКО СКЕЛЕТ БЕЗ ЧОВЕЧКИ ЧУВСТВА

Според Мајка Тереза, на човечката природа повеќе и е потребна духовната страна отколку материјалната, а …