QYTETI I SHKUPIT BËRI KRIMIN E DYTË NDAJ BREDHIT TË NËNËS TEREZE

Shkup, 20 korrik – Ende pa u tharë plagët e krimit të parë mbi bredhin e Nënës Tereze, Qyteti Shkupit, pa kurrfarë konsultimi paraprak, dhe përkundër kërkesave të njëpasnjëshme të ITSHKSH-së për një takim koordinues, vendosi që të kryej krimin e dytë mbi këtë bredh. Të udhëhqur nga një papërgjegjshmëri e plotë profesionale e etike, Qyteti i Shkupit përmes punonjësve të ndërmarrjeve komunale e ka shndërruar në një vend të vdekur hapësirën ku ishte i mbjellur bredhi i Nënës Tereze. Në vend se të bëhej revitalizimi i rrënjëve të këtij bredhi, punonjësit komunalë kanë hudhur tretje kimike në rrënjë dhe në hapësirën për rreth, duke e pamundësuar revitalizimin e tyre.

 

ITSHKSH e dënon ashpër këtë krim të dytë mbi bredhin e Nënës Tereze dhe kërkon nga autoritetet e Qytetit të Shkupit të ndalin veprimet e tyre që shumë shpejt mund të kenë një epilog përgjegjësie në bazë të Ligjit që po përgatitet, e që parasheh masa adekuate ndaj gjithë atyre që e dëmtojnë trashëgiminë e Nënës Tereze.

Shikoni gjithashtu

VIZITË NË ITSHKSH, KOMUNITETI SHQIPTAR I SELANIKUT SJELL NË SHKUP ZËRIN E ARTIKULUAR TË DIASPORËS

Shkup, 21 dhjetor 2024 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve …