Punimet e Konferencës shkencore: “Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës”

f2Shkup, 13 tetor 2012  – Sot në sallën e komunës së Çairit në Shkup, filluan punimet e Konferencës shkencore “Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës”. Me kumtesat e tyre u paraqitën akademikë dhe profesorë të njohur vendor e ndërkombëtar, të cilët me kompetencë shkencore, sollën fakte të reja lidhur me veprimtarinë atdhetare të Hasan Prishtinës.

Në seancën e paraditës, me kumtesa me shumë interes, u paraqitën studiuesit me këto tema: Akademik Beqir Meta: “Përpjekjet e Hasan Prishtinës për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Lidhjen e Kombeve”; Dr. Jusuf Bajraktari: “Roli i Hasan Prishtinës në Kuvendin e Junikut”; Dr. Vasilka Sançin: “Katërmbëdhjetë pikat e Hasan Prishtinës (1912), në kontekst juridik ndërkombëtar”; Dr. Ibrahim Gashi: “Hasan Prishtina ideologu i pavarësisë së Shqipërisë”; Dr. Hysen Kordha: “Liberal-demokrati dhe reformisti Hasan Prishtina”; Dr. Vllado Popovski: “Hasan Prishtina dhe bashkëpunimi midis lëvizjeve shqiptare dhe maqedonase”; Dr.Xheladin Shala: “Hasan Prishtina (1873-1933), personaliteti më i denjë kombëtar”; Dr. Nebi Dervishi: “Hasan Prishtina personalitet i rrallë historik”; Dr. Blerim Reka: “Filozofia politike e Hasan Prishtinës”; Dr. Naim Halimi: “Hasan Prishtina, udhëheqës i kryengritjes kombëtare të Kosovës për pavarësinë e shqipërisë”; Dr. Fejzulla Shabani: “Kontributi diplomatik i Hasan Prishtinës deri në shpalljen e pavarsisë”;  dhe Dr. Bujar Dugolli: “Reflektimi politik i Hasan Prishtinës gjatë viteve 1907-1912”.

Në mes të dy seancave u promovuan librat: “Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1968-1981 (dokumente)”. Përzgjedhja, parathënia dhe redaktimi: Mr. Qerim Lita. Recensentë: Dr. Naim Halimi, Dr. Sefer Tahiri, Mr. Skender Asani. Botues: ITSHKSHM– Shkup. Poashtu u promovua edhe libri: “Komiteti qendror i NDSH-së në Shkup dhe Azem Marana”, me autor: Mr. Qerim Lita, për të cilin referuan: Dr. Halim Purellku dhe Dr. Fejzulla Shabani. Botues i këtij libri është: Logos-A.

Në seancën e pasdites me kumtesa u paraqitën studiuesit: Dr. Frashër Demaj: “14 pikat e Hasan Prishtinës, vlerësim politik i rrethanave të kohës”; Mr. Sylë Ukshini: “Hasan Prishtina dhe kryengritja e vitit 1912”; Dr. Romeo Gurakuqi: “Mbi aktivitetin politik të Hasan Prishtinës, në vitet 1912 – 1921”; Dr. Branisllav Sinadinovski: “Lidhjet dhe marrëdhëniet midis Hasan Prishtinës e Todor Aleksandrovit, si dhe lëvizjeve të tyre revolucionare”; Dr. Lush Culaj: “Hasan Prishtina, anëtar aktiv i Komitetit të Kosovës”; Dr. Rudina Mita-Todri: “Roli i Hasan Prishtinës në ngjarjet e dhjetorit 1921 e të marsit 1922, dhe bashkëpunimi me Aqif Pashën”; Dr. Fehmi Pushkolli: “Gjenealogjia e familjes së Hasan Prishtinës”; Mr. Skender Asani dhe Mr. Isak Sherifi: “Veprimtaria arsimore, politike e diplomatike e Hasan Prishtinës, sipas burimeve italiane”; Dr. Hysen Matoshi: “Figura e Hasan Prishtinës në letërsinë shqipe”; Bedri Tahiri: “Hasan Prishtina, truri i lëvizjes kombëtare shqiptare (1908- 1933)”; Dr. Zeqirja Rexhepi: “Raportet midis fuqive të mëdha dhe Hasan Prishtina”; Mr. Qerim Lita: “Veprimtaria politike, ushtarake e diplomatike e Hasan Prishtinës 1913-1921”; Mr. Mehmet Prishtina: “Relacionet diplomatike të Hasan Prishtinës me diplomacinë angleze (1912)”, dhe  Dr. Sefer Tahiri: “Retorika e Hasan Prishtinës”.

Në seancën e tretë shkencore, e cila do të mbahet të dielën paradite, me kumtesa do të paraqiten studiuesit: Akademik Marenglen Verli: “Rreth veprimtarisë së Hasan Prishtinës, si deputet në Parlamentin osman, në vitet 1908-1912”; Dr. Vebi Xhemaili: “Hasan Prishtina, një jetë për shqipërinë etnike”; Dr. Qemal Murati: “Hasan Prishtina për gjuhën, shkollën e traditën kombëtare dhe  reflektimet tona sot”; Dr. Avzi Mustafa: “Kontributi i Hasan Prishtinës për gjuhë të zyrtarizuar shqipe me shkollë të pavarur”; Dr. Xheladin Zymberaj dhe Mr. Elsev Brina: “Kontributi i Hasan Prishtinës për alfabetin, shkollën dhe gjuhën shqipe”; Mr. Fitim Rifati: “Hasan Prishtina, sipas memoareve të disa bashkëkohësve”; Mr. Ilir Zylfiu:  “Veprimtaria kombëtare e Idriz Seferit, bashkëluftëtar i Hasan Prishtinës, në v. 1910–1918”; Mr. Naim Musliu: “Hasan Prishtina, pishtar i arsimit kombëtar”; Dr. Zeqirija Ibrahimi: “Hasan Prishtina dhe kryengritja e verës së vitit 1912-të, sipas dokumenteve serbe”; Mr. Besnik Emini: “Gazeta ‘Politika’ rreth vrasjes së Hasan Prishtinës”; Dr. Mixhait Pollozhani: “Figura e Hasan Prishtinës në artin figurativ”; Dr. Izaim Murtezani: “Hasan Prishtina mes këngës dhe historisë”, dhe Mr. Sevdail Demiri: “Reflektimi i ideve të Hasan Prishtinës në aktualitetin e sotëm shqiptar”.

Nesër pasdite inaugurohet shtatorja e Hasan Prishtinës, përpara QT “Mavrovasja” – në Shkup. Organizator i këtij manifestimi të madh kulturor-shkencor është Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni – Shkup. Ndërsa janë mbështetur nga Komuna Çair – Shkup, kryetari Izet Mexhiti dhe Mehmet Prishtina – pinjoll i familjes së Hasan Prishtinës. /itshksh/

…………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Hasan Prishtina, shembull i shqiptarisë

ahmeti-1Shkup, 12 tetor – Është mbajtur sot Akdemi solemne kushtuar veprimtarisë së Hasan Prishtinës. Në këtë ngjarje morën pjesë personalitete nga vendi, Kosova e Shqipëria.

I pranishëm ka qenë edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Ai përgëzoi nismën për manifestimin dhe përkujtimin e Hasan Prishtinës, sepse siç tha, “qyteti i Shkupit është kryeqyteti i Dardanisë kreshnike.

“Hasan Prishtina ka qenë shembulli i shqiptarisë, ka qenë një politikan modern. Shfrytëzoj rastin që të vlerësoj dhe komplimentojë kryetarin e komunës së Çairit, Izet Mexhiti për vendosjen e shtatores së Hasan Prishtinës”, tha Ahmeti.

auditoriReferatin kryesor të veprimtarisë shkencore të Hasan Prishtinës e prezantoi akademiku Alajdin Abazi. Ai tha se emri I Hasan Prishtinës është ngusht i lidhur me qytetin e Shkupit andaj që në fillim siç tha, “jam i nderuar që në prag të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë këtu në Shkup më është dhënë mundësia të shpalos pjesë nga jeta dhe veprimtaria e tij.

“Hasan Prishtina njihet si figurë markante dhe personalitet i spikatur i historisë sonë kombëtare. Ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme ndër kohëra. Hasan Prishtina brenda një periudhe të shkurtër zuri pozita në administratën e perandorisë turke.  Ai njihte edhe shumë gjuhë sidomos u bë i njohur pasi vitit 1908 kur u zgjodh deputet i Prishtinës në Parlamentin Osman kur dhe nderoi emrin e Prishtinës”, tha Abazi.

salla

“Jemi mbledhur këtu në Akademinë për të kujtuar njërin ndër personalitetet më të shquara të historisë sonë dhe për të shprehur respektin e madh për aktivitetet atdhetare njerëzore të Hasan Prishtinës.  Aktiviteti kishte filluar qysh në rininë e tij të hershme për tu kulmuar me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më nëntor të v. 1912 dhe të vazhduara prej brezave të më vonshëm të cilët sollën edhe pavarësinë e Kosovës të vitit 2008.  Andaj me të drejtë është konstatuar se Hasan Prishtina është njëri ndër figurat më emblematike të kombit shqiptar”, tha nga ana tjetër, Shefqet Zekolli, drejtor i ITKSHSH-së. /zhurnal/

 

 

 

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

Shikoni gjithashtu

Ekspozitë historike me rastin e 28 nëntorit në Tiranë

27 nëntor 2025. Sot drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Prof. …

47 comments

  1. Pingback: Funky Gaming คืออะไร ?

  2. Pingback: Where to buy Turkey tail mushroom capsules

  3. Pingback: Z cap strain

  4. Pingback: Angthong National Marine Park

  5. Pingback: โรงแรมแมวพัทยา

  6. Pingback: pgroyalbet

  7. Pingback: ufazeed

  8. Pingback: ส่งพัสดุ

  9. Pingback: รับสมัครตัวแทนประกันรถยนต์

  10. Pingback: 무료머니 출금가능

  11. Pingback: Volnewmer

  12. Pingback: marbo 9000 puff

  13. Pingback: ลงประกาศขายบ้านฟรี

  14. Pingback: hit789

  15. Pingback: free Stripchat account

  16. Pingback: ลดข้าวดีด ข้าวเด้ง

  17. Pingback: ข้อมูลเกี่ยวกับผู้ให้บริการ TIGER24

  18. Pingback: mkx gummies hybrid

  19. Pingback: สล็อตวอเลท ไม่มีขั้นต่ำ ไม่ล็อคยูส

  20. Pingback: disposable vape pen

  21. Pingback: Engineering Technicians

  22. Pingback: เค้กวันเกิด

  23. Pingback: fox888

  24. Pingback: ไฟสนามกีฬา

  25. Pingback: Lowara distributor water pump

  26. Pingback: click here for more

  27. Pingback: dark168

  28. Pingback: website

  29. Pingback: click here

  30. Pingback: ufa789

  31. Pingback: where to play sugar rush

  32. Pingback: computer parts online hyderabad

  33. Pingback: Winspark

  34. Pingback: รากฟันเทียมโคราช

  35. Pingback: heng678

  36. Pingback: โรงแรมศรีราชา

  37. Pingback: ลงทุนแฟรนไชส์

  38. Pingback: fear of god essentials

  39. Pingback: โคมไฟ

  40. Pingback: เว็บตรงฝากถอนง่าย

  41. Pingback: pg168

  42. Pingback: Auto Parts Supplier

  43. Pingback: ดูหนังใหม่

  44. Pingback: เน็ตบ้าน ais

  45. Pingback: Aviator

  46. Pingback: ล้นเป๋า เว็บเดียวครบทุกเกม ฮิตทุกค่าย

  47. Pingback: bio ethanol burners

Leave a Reply