????????????????????????????????????

Promovohet libri i Maja Sushës për ‘Të Drejtët midis popujve’ nga Maqedonia

Shkup, 14.3.2022 – Sot Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, promovoi librin e autores Maja Susha “Македонските Праведници меѓу народите” (“Të drejtët maqedonas midis popujve”, i cili flet për sagën e hebrenjve nga territori i Maqedonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe konkretisht për shpëtimtarët e jetëve të hebrenjve, të cilët kanë marrë edhe mirënjohje nga ana e Shtetit të Izraelit.

Drejtori i Institutit, Skender Asani, tha se ky libër i Maja Sushës është shprehje guximit për të shëruar plagët e së kaluarës, por edhe për të diagnostifikuar deformimet që mund të shfaqen në shoqërinë tonë. Gjeneratat e reja kanë nevojë për më shumë dritë në rrugëtimin e tyre. Ato kanë nevojë të edukohen në frymën e mirëkuptimit e tolerancës, prandaj ky libër është një manual praktik që do të shërbente si udhëzues i këtij edukimi.

“Instituti ynë përpos dimensionit hulumtues e shkencor, e ka në vetvete edhe dimensionin  shpirtëror, që është një shkencë në vete, të cilën e kuptojnë vetëm ata që kanë vuajtur. Prandaj e konsideroj veten me fat që si drejtues i këtij Instituti, duke nxjerrë nga goja një sage të tërë rrëfimesh hebreje, arritëm të cysim simpatinë dhe admirimin e dhjetëra familjeve izraelite, të cilat tash më janë bërë pjesë e pandarë e universit human që Instituti ynë po e promovon në këtë pjesë të Evropës Juglindore”, u shpreh Asani.

Fjalë rasti pati ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Maqedoninë e Veriut, Simone Frankel, ndërsa rreth vlerës shkencore dhe historike të librit folën recensentët Ivanka Vasilevska dhe Igor Jurukov.

Në promovim morën pjesë edhe ambasadorja e Britanisë së Madhe – Rachel Galloway, ambasadori i Austrisë – Georg Woutsas, ambasadori i Shqipërisë – Fatos Reka, atasheu izraelit dhe përfaqësues të ambasadave tjera. Ndërsa, në frymën e harmonisë ndërfetare, ishte prania e kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut – Shaqir Fetahu, kryetarit të Bashkësisë Hebreje në Maqedoninë e Veriut – Pepo Levi, etj.

Autorja e librit Maja Susha, njëherit udhëheqëse e Departamentit për edukimin dhe hulumimin e Holokaustit në ITShKSh, tha se ky është projekt afatgjatë i realizuar përmes hulumtimeve të shumta nëpër arkivat vendore dhe izraelite, dhe vjen në këtë formë pas mbrojtjes publike si tezë magjistrature në Institutin e Historisë Nacionale në Shkup.

“Përmes krahasimit, analizës, sinkronizimit dhe aktualizimit të materialit të disponueshëm, jam përpjekur të  shkruaj një vepër unikate, fokusi i së cilës është orientuar drejt atyre heronjve që kanë marrë titullin ‘Të Drejtët midis popujve’, e ata janë: Todor e Pandora Haxhi Mitkov, Trajko e Dragica Ribarevi, Boris e Vaska Altiparmak, Aleksandar e Bllaga Todorovi, Stojan Bogoja Siljanovski, si dhe Smiljan Franjo Çekada”, precizoi Susha, duke potencuar rolin historik, heroizmin dhe humanizmin e tyre gjatë Holokaustit.

Libri në fjalë së shpejti pritet të përkthehet dhe botohet edhe në gjuhën shqipe dhe angleze.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????

 

 

 

Shikoni gjithashtu

AKADEMI SOLEMNE NË ITSHKSH, NË SHENJË TË RUAJTJES DHE ZHVILLIMIT TË ABC-së SHQIPE

“Sot, kur po kremtojmë një festë të dyfishtë – 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit …