Promovohet libri i Ines Murzakut “Mother Teresa – Saint of the Peripheries”

Shkup, 6.6.2022 – Sot në ITShKSh u promovua libri në gjuhën angleze “Mother Teresa – Saint of the Peripheries ” (“Nënë Tereza – Shenjtorja e periferive”, nga autorja Ines Angeli Murzaku, studiuese e historisë së religjioneve, e cila në Maqedoninë e Veriut po qëndron në një vizitë studimore në kuadër të programit amerikan Fulbright.
Drejtori i Institutit, Skender Asani, tha se ITShKSh është institution i patentuar për të ruajtur figurën e shquar të Nënës Terezë përmes Departamentit për Trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, duke u përpjekur ta fitojë statusin e pasurisë kombëtare të ruajturme ligj. Sipas tij, si një bijë e një familjeje katolike shqiptare nga Shkupi, figura e saj shëmbëlleu për të zënë vend në arealin e pavdekësisë. E njohur për shumë vepra dhe akte bamirësie, ajo dëshmoi edhe atë të cilën e kishte thënë me shumë kuptim, se “Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”
Më tej, rreth rëndësisë së librit dhe figurës universale dhe kolosale të Nënë Terezës, folën këshilltari shkencor Zeqirija Ibrahimi dhe punëtori shkencor Emin Azemi.
Ndësa, autorja shqiptare-amerikane Ines Angeli Murzaku, bëri një prezantim të gjerë lidhur me figurën e Nënë Terezës, së cilës i qaset me një pikëvështrim shumë të veçantë. Ashtu siç mund të shihet edhe nga vetë titulli i veprës, kemi të bëjmë me një qasje të re analitike dhe komparative, që sjell në pah rëndësinë e periferive që i japin botës vlera të jashtëzakonshme.
Në kuadër të promovimit, sopranoja Besiana Mehmedi interpretoi këngën “Nënës”, kompozuar nga Gjon Gjeveleka.
Me aktivitetin e sotëm, ITShKSh nisi shënimet në përkujtim të 25-vjetorit të vdekjes së Nënë Terezës.

Shikoni gjithashtu

AKADEMI SOLEMNE NË ITSHKSH, NË SHENJË TË RUAJTJES DHE ZHVILLIMIT TË ABC-së SHQIPE

“Sot, kur po kremtojmë një festë të dyfishtë – 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit …