PROGRAMI I EDICIONIT TË TRETË TË MANIFESTIMIT KULTUROR-SHKENCOR “DRITA E GONXHES”

Në prag të Edicionit të tretë të manifestimit, tashmë tradicional, kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes”, i cili përkon me 113 vjetorin e lindjes dhe 26 vjetorin e vdekjes së Nënës Terezë, kemi nderin të ndajmë me ju programin e aktiviteteve të parashikuara nga 26 gushti deri më 5 shtator.

Manifestimin e sivjetshëm ITSHKSH e organizon në bashkëpunim me revistën “Drita”, Universitetin e Prizrenit, Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, si dhe me mbështetjen e zv. Kryeministrit të parë të Qeverisë së RMV-së, z. Artan Grubi dhe do të përfshijë një gamë aktivitetesh në Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe Prizren, dedikuar veprimtarisë jetësore të Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Terezës.

Me kënaqësi presim praninë tuaj!

Shikoni gjithashtu

NJË LIBER MONOGRAFIK QË SHËRBEN SI URË KOMUNKIMI ME GJENERATAT E ARDHSHME

Nga Prof. Dr. Skender ASANI Libri që po promovojmë sot në Kërçovë është lidhja më …