Prof. dr. Skender Asani rizgjidhet drejtor i ITShKSh-së

Shkup, 28.06.2022 – Sot në mbledhjen e 186-të të Këshillit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, drejtor i Institutit u rizgjodh prof. dr. Skender Asani. Ai ishte kandidati i vetëm në konkursin e shpallur publik më 14 qershor 2022, dhe për të njëzëri votuan anëtarët e brendshëm dhe të jashtëm të Këshillit të Institutit të pranishëm në mbledhje. Ata vlerësuan performancën e Asanit gjatë mandateve të kaluara, duke e ngritur lartë nivelin e këtij Instituti në vend e rajon, dhe duke e shndërruar atë në një qendër të respektuar albanologjike.

Skender Asani nga Shkupi, është doktor i shkencave historike, autor i dhjetëra librave shkencor – historik, pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore dhe nismëtar i aktiviteteve të shumta me peshë kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në përgjithësi dhe për ata të Shkupit në veçanti. Është në marrëdhënie të rregullt pune në ITShKSh që nga viti 2008, drejtues i Institutit nga viti 2014, kurse në vitin 2021 është zgjedhur në titullin këshilltar shkencor (profesor i rregullt).

Shikoni gjithashtu

NË LETNICË U FOL ME GJUHËN E POEZISË PËR NËNËN TEREZE

Letnicë, 03 shtator 2023 – Gjatë ditëve sa po zgjatë manifestimi kulturor-shkencor “DITËT E GONXHES” …