Zagreb, 24 shkurt 2023 – Në kaudër të vizitës hulumtuese –shkencore në Zagreb, drejtori i ITSHKSH, Prof.dr. Skender Asani, me bashkëpunëtorët, realizoi një takim të frytshëm me drejtorin e Institutit Kroat të Historisë, Dr. Mario Jareb dhe stafin e tij, me ç’rast u diskutuan disa çështje me interes të përbashkët për të dyja institucionet.
Në këtë takim drejtori Asani e njoftoi homologun e tij me profilin dhe të arriturat e deritanishme të ITSHKSH, duke vënë theksin në mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta në të ardhmen në kuadër të një bashkëpunimi të dyanshëm, i cili së shpejti do të konkretizohet me vizitën kthyhese të drejtorit të Institutit Kroat të Historisë, Dr. Mario Jareb në ITSHKSH, ku pritet të nënshkuhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi afatgjatë.
Për mysafirët nga Shkupi, vizita në Instituti Kroat të Historisë ishte edhe një rast i mirë të njihen me historikun dhe zhvillimin e këtij instituti në periudha të ndryshme kohore. Drejtori i këtij Instituti z. Jareb i njoftoi kolegët nga Shkupi se Instituti Kroat i Historisë është pasardhësi i Institutit të Historisë së Lëvizjes Punëtore Kroate dhe Institutit të Historisë Bashkëkohore deri në 1996, kur nga nevoja për kërkime dhe kuptim më të plotë të historisë kroate lindi një emër të ri. Që atëherë, Instituti Kroat i Historisë mbulon historinë në periudhën nga mesjeta e hershme deri në historinë e re.
Zgjerimi i fushëveprimit në një hapësirë më të gjerë kulturore-shkencore, për ITSHKSH dhe studuesit e tij paraqet një moment të ri, pikërisht në kohën kur nevoja për thellimin e hulutimeve e studimeve kreative kërkon edhe burime e referenca kredibile shkencore, siç është edhe Institutit Kroat i Historisë.