Prej 14 deri më 22 Nëntor 2020, vijnë “Ditët e Alfabetit”

Nga e dita shtunë, në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve të Maqedonisë në Shkup (ITShKSh), do të zhvillohen një sërë ngjarjesh në përkujtim të 112-vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Prej 14 deri më 22 Nëntor 2020, vjen me një̈ format të kompletuar dhe mjaft me interes për shkencën albanologjike,  edicioni i dytë i manifestimit tradicional kulturor – shkencor “DITËT E ALFABETIT – 2020”.

Aktivitetet e sivjetme do të jenë në shenjë nderimi e respekti të personaliteteve të shquara  iluministe, që lanë gjurmë të pashlyeshme në trashëgiminë tonë të pasur kulturore-historike që nga Kongresi i Manastirit e deri në ditët e sotme, si: Zonja e Parë e Alfabetit – Parashqevi Qiriazi, Nëna e mbarë botës – Shën Tereza, dy perlat e muzikës shqiptare – Nexhmije Pagarusha e Hanife Sejfulla Reçani, ballkanologia e njohur Olivera Jashar Nasteva, arkeologja Exhlale Dobruna-Salihu, dhe studiuesja letërsisë Floresha Dado.

Për shkak të gjendjes aktuale me pandeminë, të gjitha aktivitetet do të zhvillohen duke respektuar protokollet e Ministrisë̈ së Shëndetësisë̈ dhe kryesisht pa praninë̈ e publikut të gjerë!

Shikoni gjithashtu

PRIZRENI, “STACIONI” I RADHËS I “DRITËS SË GONXHES”

Prizren, 29 gusht 2023 – Karvani i Manifestimit kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes”,  sot zbarkoi në …