Përkujtohet 108 vjetori i lindjes së Shën Terezës

Shkup, 26.8.2018 – Sot Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, përkujtoi 108 vjetorin e lindjes së nënës së mirësisë, humanizmit dhe paqes në botë, Gonxhe Bojaxhiu – Shën Tereza.

Me këtë rast, një delegacion i udhëhequr nga drejtori i Institutit, dr. Skender Asani, përfaqësues të ambasadës shqiptare në Shkup, si dhe përfaqësues të shoqatave qytetare, intelektualë, etj., vendosën lule para pllakës përkujtimore të ish-shtëpisë së shenjtores shqiptare në Sheshin e Shkupit.

Po ashtu, në shenjë të nderimit të Shën Terezës, sot prej ora 13:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, nën patronazhin e Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, do të promovojë librin “Familjet katolike shqiptare në Shkup” të autorëve Skender Asani, Albert Ramaj e Natasha Didenko, dhe ekspozitën dokumentare “Jeta përmes kujtimeve”.

Shikoni gjithashtu

U shënua 44-vjetori i Pranverës së Dinjitetit dhe u ndan diplomat e magjistrantëve

Shkup, 11.03.2025 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup …