Përfaqësues të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi e vizituan Institutin

Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve ishte për vizitë kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, i shoqëruar nga gjuhëtari, Dr. Haxhi Shabani, po ashtu nga Ulqini dhe anëtar i Komisioni për Arsim në kuadër të Këshillit.

Ata u pritën nga drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani, dhe hulumtuesi i Institutit, Dr. Zeqirija Ibrahimi. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Izmit Nura.

Tema e këtij takimi ishte bashkëpunimi institucional ndërmjet shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi. Me këtë rast, duke u dëshiruar mirëseardhje, drejtori Asani i njoftoi me punën që e bën Instituti, me historikun e tij, si dhe me departamentet që funksionojnë brenda Institutit, duke u dhënë edhe informacione rreth veprimtarisë hulumtuese-shkencore që realizohet nga ky institucion shkencor.
Mysafirët shprehën falënderime për mikpritjen dhe e përgëzuan drejtorin Asani për punën e bërë, duke theksuar se puna e Institutit është një model i mirë që mund të aplikohet edhe Mal të Zi, ku po ashtu ndjehet nevoja për hulumtimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve në atë shtet.

Shikoni gjithashtu

Ambasadori austriak Pamer vizitoi ITSHKSH-në

Shkup, 15 mars 2025 –Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve dje e ka …