Pashkët le të ringjallin zemërgjerësinë, tolerancën, dhe dashurinë në mes njëri-tjetrit

Në emër tim personal dhe në emër të ITSHKSH në Shkup uroj që festa e Pashkëve të na sjell më shumë dashuri njerëzore dhe më pak plagë shpirtërore.

Meqë Pashka është festa më e rëndësishme për të krishterët, që shënon Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit….nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar, uroj që shqiptarët katolikë të Shkupit  dhe qyteteve tjera përfshi edhe Ipeshkvinë e Kosovës të  kalojnë çastet më të përshpirtshme gjatë kësaj feste.
Festa e  Pashkëve  na  kujton  ngadhnjimin e jetës  dhe  ringjalljen e shpresës, për ditë më të mira edhe për shqiptarët katolikë të Shkupit dhe qyteteve tjera. Këto Pashkë le të ringjallin zemërgjerësinë, tolerancën, respektin dhe dashurinë në mes njëri-tjetrit.

Për shumë mote, Gëzuar Pashkët!
Paçi gjithmonë, gëzime e mbarësi në familjet tuaja!

Prof.dr. Skender ASANI- drejtor i ITSHKSH

Shikoni gjithashtu

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

Sipas Nënës Tereze natyra njerëzore ka nevojë më tepër për anën shpirtërore sa sa materiale …