INSTITUTI “KRSTE MISIRKOV” I NDAN PLAKETË ITSHKSH-SË / ИНСТИТУТОТ „КРСТЕ МИСИРКОВ“ ДОДЕЛИ ПЛАКЕТА НА ИДКНА

Me rastin e 70-vjetorit të themelimit, Instituti i Gjuhës Maqedonase “Krste Misirkov”, në  një ceremoni publike, ka ndarë edhe disa mirënjohje për bashkëpunëtorët dhe institucionet që kanë dhënë kontribut për kultivimin dhe avancimin e gjuhës maqedonase, si dhe për bashkëpunimin e realizuar me këtë institut.

Ndër këto institucione është edhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, të cilin instituti “Krste Misirkov” e ka nderuar me plaketë me këtë motivacion: “për bashkëpunimin e realizuar dhe kontributin e rëndësishëm në afirmimin e gjuhës maqedonase”.

Me këtë rast ITSHKSH-ja, duke ia uruar institutit “Krste Misirkov” këtë përvjetor, edhe njëherë shpreh gatishmërinë që të ketë bashkëpunim të ngushtë me këtë institucion hulumtues shkencor, si edhe për mbrojtjen dhe afirmimin e gjuhës maqedonase.

Duke jetuar në një shtet me kaq diversitete, mirënjohja për gjuhën e tjetrit është virtyt që e bën të mundur kohezionin e përbashkët shoqëror, ndërsa ITSHKSH-ja mbetet e përkushtuar në këto parime, si dhe në kolegialitetin shkencor.

—————————————————————————————————————————————–

По повод 70-годишнината од своето основање, Институтот за македонски јазик „Крсте Мисирков“ на јавна свеченост им оддаде признание и на соработниците и институциите кои придонесоа за негувањето и унапредувањето на македонскиот јазик, како и за остварената соработка со овој институт.

Меѓу овие институции е и Институтот за духовно и културно наследство на Албанците, кој Институтот „Крсте Мисирков“ го одликува со плакета со оваа мотивација: „за остварената соработка и значаен придонес во афирмацијата на македонскиот јазик“.

По тој повод, ИДКНА, честитајќи му го јубилејот на Институтот „Крсте Мисирков“, уште еднаш изразува подготвеност за тесна соработка со оваа научно-истражувачка институција, како и за заштита и афирмација на македонскиот јазик.

Живеејќи во земја со таква разновидност, благодарноста за јазикот на другиот е доблест што ја овозможува заедничката социјална кохезија, додека ИДКНА остануваат посветени на овие принципи, како и на научната колегијалност.

Shikoni gjithashtu

Njoftim për mbledhje komemorative

Me rastin e kalimit në amshim të koleges sonë, Lindita Ahmeti, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore …