Nxënësit njihen me vlerat e trashëgimisë kulturore

1Shkup, 17.04.2013 – Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë, në vigjilje të 18 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Vlerave Arkeologjike, sot realizoi projektin “Vlerat e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve dhe identiteti kombëtar”.

Për të përcjellur deri tek gjeneratat e reja domethënien e këtyre vlerave të trashëgimisë tonë kulturore, si dhe lidhshmërinë e tyre me identitetin tonë kombëtar, ligjeruan punëtorët shkencorë të ITSHKSH-së dhe bashkëpunëtorët të jashtëm shkencor. Audiencën e kësaj punëtorie e përbënin nxënësit e zgjedhur të shkollave fillore të Shkupit: “Liria”, “Imri Elezi” dhe “Kongresi i Manastirit”.

Fillimisht drejtori i ITSHKSH-së, Dr.Shefqet Zekolli, foli për rëndësinë që të rinjtë tanë, që nga moshat më të hershme, ta njohin trashëgiminë tonë kulturore, shpirtërore dhe historike, në mënyrë që të ardhmen të bëhen personalitete sa më të kompletuar në të gjitha fushat.

Drejtori i Muzeut të Alfabetit Shqip të Manastirit, Gazemnd Hoxha, i njoftoi nxënësit me historikun e alfabetit të sotëm të gjuhës shqipe, dhe për vetë institucionin e rëndësishëm dhe unikat që ai e drejton, dhe që ka një rëndësi të posaçme për kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.

Më tej me ligjerata në tema të ndryshme nga historia, arkeologjia, kultura, folklori, gjuha, letërsia, etj., u paraqitën studiuesit: Mr.Skender Asani, Dr.Mixhait Pollozhani, Dr.Naim Halimi, Mr.Besnik Emini, Dr.Izaim Murtezani, Dr.Bukurie Mustafa, Dr.Zeqirja Ibrahimi, Mr.Hidajete Azizi, etj.

Ambasada amerikane në Shkup rregullisht e ka mbështetur punën e ITSHKSH-së në ruajtjen e trashëgimisë tonë kulturore e shpirtërore. Andaj, në shenjë falënderimi, pikërisht në vigjilje të Ditës botërore të trashëgimisë, Instituti ndau një plaketë-mirënjohje për Ambasadën amerikane në Shkup, të cilën e pranoi këshilltari politik i kësaj ambasade, z.Spencer Fields. Mysafiri amerikan falënderoi për bashkëpunimin e frytshëm dhe iu përgjigj disa pyetjeve të nxënësve të cilët interesoheshin për përvojat amerikane në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Projekti “Vlerat e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve dhe identiteti kombëtar”, është mbështetur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë.

2

3

4

……………………………………………………………………………………………………………………………………………

Shikoni gjithashtu

Vizitë në Institutin e Studimeve Historike “Lumo Skëndo” – Tiranë

Vizitë në Institutin e Studimeve Historike “Lumo Skëndo” – Tiranë Tiranë, 14 tetor 2025. Gjatë …

47 comments

  1. Pingback: führerschein kaufen online

  2. Pingback: centrale de tratare aer

  3. Pingback: พอต

  4. Pingback: Casino Online

  5. Pingback: ไฮเบย์

  6. Pingback: ทัวร์หลีเป๊ะ

  7. Pingback: hfm ดีไหม

  8. Pingback: เครื่องพ่นละอองฝอย

  9. Pingback: LSD Vial quality

  10. Pingback: รวมเว็บพนันออนไลน์

  11. Pingback: ฟิล์มกรองแสง

  12. Pingback: ต่อขนตา สีลม

  13. Pingback: รับทำเว็บไซต์

  14. Pingback: เรียนต่อออสเตรเลีย

  15. Pingback: fk brno psd pistols for sale

  16. Pingback: Ford Everest

  17. Pingback: ต่อผมแท้

  18. Pingback: m358

  19. Pingback: chat rooms

  20. Pingback: slot99

  21. Pingback: web link

  22. Pingback: เติมออกซิเจน สาทร

  23. Pingback: สล็อตออนไลน์ เว็บตรงไม่ผ่านเอเย่นต์

  24. Pingback: รวมโรงงานจีน

  25. Pingback: คลินิกเสริมความงาม

  26. Pingback: ร้านแบตเตอรี่ใกล้ฉัน

  27. Pingback: check

  28. Pingback: šeit

  29. Pingback: รับสร้างบ้านหรู

  30. Pingback: About Us

  31. Pingback: สล็อตออนไลน์เกาหลี

  32. Pingback: จองตั๋วรถตู้

  33. Pingback: Al Yarmouk University College

  34. Pingback: ปั้มฟอล

  35. Pingback: lg96

  36. Pingback: https://forum.universfreebox.com/viewtopic.php?p=666357

  37. Pingback: Mark

  38. Pingback: Patricia

  39. Pingback: prebuilt pc for gaming hyderabad

  40. Pingback: published here

  41. Pingback: slot ค่ายใหญ่ครบวงจร

  42. Pingback: ร้านเค้กวันเกิดใกล้ฉัน

  43. Pingback: Hard Money Loans

  44. Pingback: AI Books for Business

  45. Pingback: pg168

  46. Pingback: เช็คสลิปโอนเงิน

  47. Pingback: Flowserve

Leave a Reply