Nxënësit e shkollës private “MEARIF” e vizituan Institutin

Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve qëndruan një grup nxënësish të Shkollës së Mesme Private “Mearif” të Shkupit, të shoqëruar nga profesorët e lëndës së Gjuhës shqipe. Arsyeja e kësaj vizite të tyre ishte njoftimi me punën e Institutit, por edhe njohja nga afër e punës hulumtuese shkencore në shkencat albanologjike.

Ata u pritën nga drejtori i Institutit, dr. Skender Asani, dhe hulumtues të tjerë shkencorë. Me këtë rast drejtori Asani, fillimisht, i njoftoi me rëndësinë e objektit të Institutit, që është objekt ku dikur ishte e vendosur Ambasada Amerikane, ndërsa pastaj nxënësit i vizituan ekspozitat e përhershme dokumentare në Institut, siç janë: ekspozita për Kongresin e Alfabetit, për Kongresin e Drejtshkrimit, për jetën e Nënës Terezë, si dhe ekspozita për 100-vjetorin e Konferencës së Paqes në Versajë, për të cilat u njoftuan detajisht.

Pas kësaj, në sallën “Ëilson” të Institutit u zhvillua një bashkëbisedim mes nxënësve dhe hulumtuesve të Institutit, ku u diskutuan tema të ndryshme nga historia dhe kultura shqiptare.
Si pikë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore e shpirtërore të shqiptarëve, Instituti gjithnjë e më shumë po shndërrohet në pikë vizitash jo vetëm për vizitorë nga vendi, por edhe të huaj.

 

Shikoni gjithashtu

PRIZRENI, “STACIONI” I RADHËS I “DRITËS SË GONXHES”

Prizren, 29 gusht 2023 – Karvani i Manifestimit kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes”,  sot zbarkoi në …