TË KRIJOJMË KULTURËN E RESPEKTIT PËR NGJARJET QË SOLLËN LIRINË DHE DINJITETIN E POPULLIT TONË

Prof.dr. Skender ASANI

Mbledhja konsultative e LPRK-së mbajtur më 23 dhe 24 prill të vitit 1993, në fshatin Kollarë të Kërçovës, ka rëndësi të jashtëzakonshme historike sepse shënon kthesë substanciale në metodologjinë e veprimit ilegal politik, që më vonë do të prodhojë një orientim të qartë të rezistencës aktive, deri në formimin e UÇK-së, si bartëse kryesore e frontit të armatosur për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Prandaj, me të drejtë mund të thuhet se mbledhja në Kollarë më vonë do të konsiderohet si bërthama ku u ngjiz ideja konkrete për formimin e UÇK-së., që është edhe sinonim i lirisë dhe pavarësisë sonë kombëtare.

 

Nëse e shikojme në retrospektivë kontekstin kohor kur u mbajt kjo mbledhje, do të vërejmë se jemi në fillim të viteve nëntëdhjetë, atëherë kur pluralizmi politik dhe demokracia parlamentare ishin instaluar edhe në hapësirën shqiptare, ndërkohë që Evropa Qendrore dhe Lindore po jetonte në agun e një periudhe ku posa ishte ngritur perdja e hekurt e luftës së ftohtë dhe e përfundimi i ndarjes së botës në dy blloqe të mëdha ideologjike e ushtarake.

 

Përderisa në shtetet postkomuniste, siç ishte rasti, bie fjala, me Slloveninë, Kroacië, Poloninë, Hungarinë etj. elitat e reja politike kishin marrë në durt e veta fatin për të drejtuar institucionet në përputhje me interesat e popujve të tyre, kjo nuk kishte ndodhur me hapësirën politike shqiptare në Ish – Jugosllavi. Akomodimi institucional dhe koketimi me politikat zyrtare serbe, malazeze e maqedonase që erdhi pas instalimit të pluralizmi politik, bëri që eksponentët shqiptarë nëpër institucione të mos i përçojnë mjaftueshëm interesat e popullit shqiptar, andaj kjo ishte edhe arsyeja se pse LPRK iu bëri presion udhëheqjeve të partive të atëhershme politike të përfaqësuara në parlament dhe në qeveri që të zbatojnë vullnetin politik të popullit. Sepse, siç thuhej në një nga konkulzionet e kësaj mbledhjeje, “çështja kombëtare do të gjejë përkrahje në faktorin e jashtëm vetëm atëherë kur faktori i brendshëm është i organizuar dhe i vendosur për ta çuar çështjen përpara, duke aplikuar të gjitha mjetet e luftës çlirimtare”.

 

Dhe kjo ndodhi vetëm në fund të viteve nëntëdhjeta, atëherë kur rezistenca aktive u kurorëzua me aksione të armatosura guerile në vitet 1997/98, prej nga lindën edhe formacionet e para të Ushtrisë Çlirimtate të Kosovës, veprime këto që kishin si pikënisje pikërisht frymën mobilizuese të mbledhjes së 23 dhe 24 prillit të LPRKS-së.

 

Tani pas 30 viteve, kur po i bëjmë një rekapitulim historik kësaj ngjarjeje të rëndësishme, do të shohim se drejtuesit dhe ideuesit e saj kishin vizion të qartë mbi të ardhmen dhe mbi nevojën e një organizimi më efikas që do të prodhonte efekte konkrete në terren.

Mund t’i numrojmë disa arsye se pse kjo mbledhje është e një rëndësie të veçantë, por kësaj radhe po veçojmë dy prej tyre:

 

1. Vendimet që u morën në këtë mbledhje, prodhuan efekte të jashtëzakonshme në infrastrukturën organizative dhe në shtrirjen e veprimeve konkrete në gjithë hapësirën shqipare në ish Jugosllavi;

 

2. Për herë të parë LPRK po merrte vendime që do të cilësohen si historike dhe kjo falë një gjenerate e cila më vonë do të bëhet pjesë e proceseve të rëndësishme politke në Kosovë, Maqedoni e gjetiu…

 

Nëse i shohim këto ngjarje sipas një dipotrie historike – dialektike do të vijmë në përfundim se asgjë ratësisht nuk ndodhi as para 30 viteve dhe më së paku mund të konsiderohen si të ratësishme dhe të shkëputura ato ngjarje nga rrjedha e gjatë e proceseve historike e kombëtare. Për rrjedhojë, do të shohim se në trajektoren e gjatë të përpjekjeve tona kombëtare për liri dhe pavarësi, jan fermentuar shumë ngjarje të rëndishme të cilat i kan dhënë nxitje mobilizimit kolektiv të popullit tone. Por kjo nuk ka mundur të ndodhë pa një vetëdijësim parprak, prandaj mund të themi se në të kalurën e largët ishte Rilindja Kombëtare ajo që shërbeu si platformë e luftërave çlirimtrare deri tek Pavarësia, ndërkohë që në kohët e mëvonshme, konkretisht para 30 viteve ishte LPRK, gjegjësisht LPK, strumbullari i vetëdijsimit dhe ndrgjegjësimit kolektiv të shqiptarëve për një rezistencë më të organizuar dhe më aktive kundrejt sfidave që po sillte koha.

 

Poqese analizojmë edhe frymën e konkluzioneve që dolën nga mbledhja e 23 dhe 24 prillit të vitit 1993, do të shohim se drejtuesit dhe ideuesit e kësaj mbledhje kishin marrë në konsideratë të gjitha rrethanat dhe faktorët e kohës dhe mbi këto vlerësime kishin dizajnuar rrjedhën e veprimeve të mëtutjeshme. Kjo pastaj do të vërehet edhe në shumë artikuj, komente e shënime të botuara në shtypin ilegal të kohës, emërues i përbashkët i të cilëve ishte shkëputja nga letargjia e organizimit politik i ashtuquajttur institucional i fillimviteve 90-të dhe kalimi në një organizim më aktiv, më përmbajtësor dhe më revolucionar. Frytet e këtij organizimi do ti shohim më vonë, kurse bartësit e tij do të jenë në fakt edhe kreatorët e asaj që sot ne e kemi si realitet dhe si produkt i një mendësie që solli pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe barazinë politike, kombëtare e institucionale të shqiptarëve në Maqedninë e Veriut.

Historia nuk mund të zhbëhet, dhe më së paku mund të ndodhë zhvendosja e proceseve që sollën lirinë dhe dinjitetin e popullit tonë. Prandaj është me shumë rëndësi të theksohet nevoja e përmbylljes së proceseve nga eksponentët e njejtë që udhëhoqën këto veprime ndërgjegjësuese të shqiptarëve dhe krjimi i parakushteve për formimin e elitave të reja politike, të cilat do të zhvilloheshin mbi bazat e përvojave paraprka dhe përvojave të reja.

Ashtu siç veproi Ali Ahmeti dhe shokët e tij kur morën model personalitetet e shquara të historisë sonë kombëtare, ndër ta edhe Kalosh Danin dhe trimat tjerë të Zajazit dhe gjithë shqiptarisë, edhe elitat e reja politike do të duhej të bashkëdyzonin përvojat historike me ato moderne, duke krijuar parakushte për një algoritëm të ri ashtu siç kanë vepruar edhe popujt e civilizuar.

 

Pas një rekapitulimi 30 vjeçar të rrugëtimit politik e kombëtar të kësaj gjenerate që sollën ndryshime radikale në jetën politike, shoqërore e institucionale të shqiptarëve, do të duhej të krijohet një kulturë e dinjitetshme nderimi e respekti ndaj bartësve të këtyre ndryshimeve, duke i skalitur ata thellë në memorien e kombit. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpaguhet detyrimi ynë moral e institucional ndaj verimtarëve tanë kombëtarë, sakrifica dhe vetmohimi i të cilëve ndryshoi thelbësisht statusin shtetëror e kombëtare të shqiptarëve.

 

 

Shkup, 23 . 04. 2023

Ashtu siç veproi Ali Ahmeti, bashkë me Fazliun Veliun dhe shokët e tyre kur morën model personalitetet e shquara të historisë sonë kombëtare, ndër ta edhe Kalosh Danin dhe trimat tjerë të Zajazit dhe gjithë shqiptarisë, edhe elitat e reja politike do të duhej të bashkëdyzonin përvojat historike me ato moderne, duke krijuar parakushte për një algoritëm të ri ashtu siç kanë vepruar edhe popujt e civilizuar.

Prof.dr. Skender ASANI

Mbledhja konsultative e LPRK-së mbajtur më 23 dhe 24 prill të vitit 1993, në fshatin Kollarë të Kërçovës, ka rëndësi të jashtëzakonshme historike sepse shënon kthesë substanciale në metodologjinë e veprimit ilegal politik, që më vonë do të prodhojë një orientim të qartë të rezistencës aktive, deri në formimin e UÇK-së, si bartëse kryesore e frontit të armatosur për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Prandaj, me të drejtë mund të thuhet se mbledhja në Kollarë më vonë do të konsiderohet si bërthama ku u ngjiz ideja konkrete për formimin e UÇK-së, që është edhe sinonim i lirisë dhe pavarësisë sonë kombëtare.

Nëse e shikojme në retrospektivë kontekstin kohor kur u mbajt kjo mbledhje, do të vërejmë se jemi në fillim të viteve nëntëdhjetë, atëherë kur pluralizmi politik dhe demokracia parlamentare ishin instaluar edhe në hapësirën shqiptare, ndërkohë që Evropa Qendrore dhe Lindore po jetonte në agun e një periudhe ku posa ishte ngritur perdja e hekurt e luftës së ftohtë dhe përfundimi i ndarjes së botës në dy blloqe të mëdha ideologjike e ushtarake.

Përderisa në shtetet postkomuniste, siç ishte rasti, bie fjala, me Slloveninë, Kroacinë, Poloninë, Hungarinë etj. elitat e reja politike të atjeshme kishin marrë në duar fatin për të drejtuar institucionet në përputhje me interesat e popujve të tyre, kjo nuk kishte ndodhur me hapësirën politike shqiptare në Ish – Jugosllavi. Akomodimi institucional dhe koketimi me politikat zyrtare serbe, malazeze e maqedonase që erdhi pas instalimit të pluralizmit politik, bëri që eksponentët shqiptarë nëpër institucione të mos i përçojnë mjaftueshëm interesat e popullit shqiptar, andaj kjo ishte edhe arsyeja se pse LPRK iu bëri presion udhëheqjeve të partive të atëhershme politike të përfaqësuara në parlament dhe në qeveri që të zbatojnë vullnetin politik të popullit. Sepse, siç thuhej në një nga konkluzionet e kësaj mbledhjeje, “çështja kombëtare do të gjejë përkrahje në faktorin e jashtëm vetëm atëherë kur faktori i brendshëm është i organizuar dhe i vendosur për ta çuar çështjen përpara, duke aplikuar të gjitha mjetet e luftës çlirimtare”.
Dhe kjo ndodhi vetëm në fund të viteve nëntëdhjeta, atëherë kur rezistenca aktive u kurorëzua me aksione të armatosura guerile në vitet 1997/98, prej nga lindën edhe formacionet e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprime këto që kishin si pikënisje pikërisht frymën mobilizuese të mbledhjes së 23 dhe 24 prillit të LPRKS-së.

Tani pas 30 viteve, kur po i bëjmë një rekapitulim historik kësaj ngjarjeje të rëndësishme, do të shohim se drejtuesit dhe ideuesit e saj kishin vizion të qartë mbi të ardhmen dhe mbi nevojën e një organizimi më efikas që do të prodhonte efekte konkrete në terren.
Mund t’i numërojmë disa arsye se pse kjo mbledhje është e një rëndësie të veçantë, por kësaj radhe po veçojmë dy prej tyre:

1. Vendimet që u morën në këtë mbledhje, prodhuan efekte të jashtëzakonshme në infrastrukturën organizative dhe në shtrirjen e veprimeve konkrete në të gjithë hapësirën shqiptare në ish-Jugosllavi

2. Për herë të parë LPRK po merrte vendime që do të cilësohen si historike, dhe kjo falë një gjenerate e cila më vonë do të bëhet pjesë e proceseve të rëndësishme politke në Kosovë, Maqedoni e gjetiu…

Nëse i shohim këto ngjarje sipas një dioptrie historike – dialektike do të vijmë në përfundim se asgjë rastësisht nuk ndodhi as para 30 viteve dhe më së paku mund të konsiderohen si të rastësishme dhe të shkëputura ato ngjarje nga rrjedha e gjatë e proceseve historike e kombëtare. Për rrjedhojë, do të shohim se në trajektoren e gjatë të përpjekjeve tona kombëtare për liri dhe pavarësi, janë fermentuar shumë ngjarje të rëndësishme të cilat i kanë dhënë nxitje mobilizimit kolektiv të popullit tonë. Por kjo nuk ka mundur të ndodhë pa një vetëdijësim paraprak, prandaj mund të themi se në të kaluarën e largët ishte Rilindja Kombëtare ajo që shërbeu si platformë e luftërave çlirimtare deri tek Pavarësia, ndërkohë që në kohët e mëvonshme, konkretisht para 30 viteve ishte LPRK, gjegjësisht LPK, strumbullari i vetëdijësimit dhe ndërgjegjësimit kolektiv të shqiptarëve për një rezistencë më të organizuar dhe më aktive kundrejt sfidave që po sillte koha.
Poqese analizojmë edhe frymën e konkluzioneve që dolën nga mbledhja e 23 dhe 24 prillit të vitit 1993 në Kollarë, do të shohim se drejtuesit dhe ideuesit e saj kishin marrë në konsideratë të gjitha rrethanat dhe faktorët e kohës dhe mbi këto vlerësime kishin dizajnuar rrjedhën e veprimeve të mëtutjeshme. Kjo pastaj do të vërehet edhe në shumë artikuj, komente e shënime të botuara në shtypin ilegal të kohës, emërues i përbashkët i të cilëve ishte shkëputja nga letargjia e organizimit politik, i ashtuquajtur institucional, i fillimviteve 90-të dhe kalimi në një organizim më aktiv, më përmbajtësor dhe më revolucionar. Frytet e këtij organizimi do t’i shohim më vonë, kurse bartësit e tij do të jenë në fakt edhe kreatorët e asaj që sot ne e kemi si realitet dhe si produkt i një mendësie që solli pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe barazinë politike, kombëtare e institucionale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Historia nuk mund të zhbëhet, dhe më së paku mund të ndodhë zhvendosja e proceseve që sollën lirinë dhe dinjitetin e popullit tonë. Prandaj është me shumë rëndësi të theksohet nevoja e përmbylljes së proceseve nga eksponentët e njejtë që udhëhoqën këto veprime ndërgjegjësuese të shqiptarëve dhe krijimi i parakushteve për formimin e elitave të reja politike, të cilat do të zhvilloheshin mbi bazat e përvojave paraprka dhe përvojave të reja.
Ashtu siç veproi Ali Ahmeti, bashkë me Fazliun Veliun dhe shokët e tyre kur morën model personalitetet e shquara të historisë sonë kombëtare, ndër ta edhe Kalosh Danin dhe trimat tjerë të Zajazit dhe gjithë shqiptarisë, edhe elitat e reja politike do të duhej të bashkëdyzonin përvojat historike me ato moderne, duke krijuar parakushte për një algoritëm të ri ashtu siç kanë vepruar edhe popujt e civilizuar.

Pas një rekapitulimi 30 vjeçar të rrugëtimit politik e kombëtar të kësaj gjenerate që sollën ndryshime radikale në jetën politike, shoqërore e institucionale të shqiptarëve, do të duhej të krijohet një kulturë e dinjitetshme nderimi e respekti ndaj bartësve të këtyre ndryshimeve, duke i skalitur ata thellë në memorien e kombit. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpaguhet detyrimi ynë moral e institucional ndaj verimtarëve tanë kombëtarë, sakrifica dhe vetmohimi i të cilëve ndryshoi thelbësisht statusin shtetëror e kombëtare të shqiptarëve.

(Fjalë rasti në evokimin e 30 vjetorit të Mbledhjes historike të LPRK-së që u mbajt më 23 dhe 24 prill 1993 në Kollarë të Kërçovës)

Shkup, 23 . 04. 2023

Shikoni gjithashtu

Drejtori i ITSHKSH Asani u prit nga kryetarja e Komisionit parlamentar për Arsim, Vasilevska

Bashkëpunimi ynë si ITSHKSH me Parlamentin e Maqedonisë së Veriut ka qenë pjesë e frymës …