Shkup, 21 gusht 2020 – Nora Maliqi Zylali, hulumtuese shkencore në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, mori thirrjen doktore shkence, pas mbrojtes me sukses të tezës së dokoraturës me titull “Politika legjislative e Bullgarisë ndaj popullatës hebreje në Maqedoni, me theks të posaçëm mbi Monopolin e Shkupit si qendër grumbulluese dhe transiti (1941-1944)”.
Kjo është doktoratura e parë në këtë temë që po bëhet në Maqedoninë e Veriut, kurse kjo i atribuohet edhe falë angazhimit të studiueses Nora Maliqi Zylali në kuadër të aktiviteteve hulumtuese e shkencore brenda Departamentit për studimin dhe edukimin e Holokaustit në ITShKSh.
Në ekspozenë e paraqitur para komisionit, i udhëhequr nga mentori Prof.dr. Marjan Dimitrievski në Institutin e Historisë Nacionale në kuadër të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, kandidatja Maliqi nënvizoi se tema e Holokaustit për të gjithmonë ka paraqitur sfidë në zhvillimin e saj profesional, ndërkohë që atë e kanë tërhequr të gjitha ngjarjet që lidhen me këtë temë. Bashkë me shtimin e kureshtjes, shtohej edhe dëshira për hulumtim të thelluar të jetës së Hebrenjve në Maqedoninë e sotme (e pushtuar nga Bullgarët gjatë LDB) dhe për Monopolin, si qendër transiti.
Ky punim shkencor i Nora Maliqi Zylalit na njofton me shumë detaje nga jeta e hebrenjve në faza të ndryshme të historisë, duke u përqendruar tek hebrenjtë e Maqedonisë.
Aspekti juridik i Holokasustit të hebrenjve, përfshirë grumbullimin sistematik dhe të paramenduar të tyre në Shkup, Manastir, Shtip, qëndrimi i tyre në ndërtesën e Monopolit të Shkupit, si dhe transiti në llogorin e vdekjes Treblinka gjatë muajit mars të vitti 1943, është interesim kryesor i Nora Maliqi Zylalit në këtë tezë doktorature.