Të enjten (më 13 qershor 2019) në hapësirat e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve do të organizohet një konferencë shkencore, që subjekt trajtimi e ka rolin që e ka pasur feja islame në mbrojtjen e identiteti kombëtar shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Kjo konferencë organizohet konform protokollit për bashkëpunim që, para do kohe, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup e ka nënshkruar me Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup.
Përveç hulumtuesve të dy institucioneve në fjalë, në konferencë do të marrim pjesë edhe studiues të institucioneve të tjera shkencore e arsimore të vendit, si dhe të Republikës së Kosovës.
Konferenca i hap punimet në orën 10.30.