NJOFTIM: “Java kulturore shqiptare në SHBA”

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, në shenjë të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, organizon disa aktivitete kulturore në Nju Jork të SHBA-së, me këtë program:

 

     -Më 1 korrik 2018 (e diel),  ora 13.00

Aktiviteti: Promovimi i librit: “Familjet katolike shqiptare në Shkup” – S.Asani, A.Ramaj, N.Didenko, dhe filmi dokumentar kushtuar Pjetër Bogdanit.

Në bashkëpunim me Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork.

Adresa: 361 West Hartsdale Avenue – Hartsdale, N.Y. 10530, tel.: (914)761-3523.

 

     -Më 1 korrik 2018 (e diel), ora 19.00

Aktiviteti: Ekspozita dokumentare “Familjet katolike shqiptare në Shkup”.

Adresa: 549 West 52nd Street, 8th Floor (Between 10th and 11th Avenue), tel.: 212.581.1966, e-mail: info@gallerymc.org.

 

     -Më 2 korrik 2018 (e hënë), ora 19.00

Aktiviteti: Promovimi i librave:

-“Skënderbeu në vendet nordike”- Xh.Lloshi & Xh. Kuanrud;

-“Shkupi për Vitin e Skënderbeut (1468-2018)”;

-“Jeta ime” – Sevasti Qiriazi-Dako;

-“Gjerasimi – predikues, iluminist, rilindës” –Xhon Kuanrud;

-“Pengu i kaçakëve” –  Gjerasim Qiriazi.

Në bashkëpunim me Institutin për Studime Shqiptare dhe Protestante në Shqipëri dhe Vëllazërinë Ungjillore të Shqiptarëve në Amerikën e Veriut.

Adresa: Maranatha Romanian Baptist Church 61-16 68th Avenue Ridgewood,

NY 11385.

 

     -Më 3 korrik 2018 (e martë), ora 18.00

Aktiviteti: Promovimi i librave:

-“Shkupi ndërmjet dy luftërave botërore” – Skender Asani;

-“Xhemijeti” – Skender Asani;

-Revista shkencore “Scupi” nr. 12 dhe 20.

Në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman Shqiptar – Qendrën Islame Shqiptare në Nju Jork dhe Nju Xhersi.

Adresa: 43 Monroe St., Garfield NJ, 07026

 

 

     -Më 7 korrik 2018 (e shtunë), ora 10.00

Aktiviteti: Promovimi i librit: “The light of guidance” – Arben Sulejmani;

-Foto ekspozitë: “480 vjetori i Teqesë Harabati Baba” dhe dokumentar: “Prezantimi i rrugëtimit 12 vjeçar bektashian”;

Adresa: Federata Panshqiptare VATRA, 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458, tel.+17183656930.

 

       Janë të mirëseardhur të gjithë dashamirët e kulturës shqiptare!

 


 

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Drejtori Asani: Na pret bashkëpunim i frytshëm me Bashkësinë Islame

Shkup, 23 janar 2023 – Sot, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të …