Njoftim – 107 vjetori i lindjes së Gonxhe Bojaxhiu – Shën Tereza

Ekspozita1

Me rastin e 107 vjetorit të lindjes së nobelistes shqiptare nga Shkupi, Shën Tereza, do të mbahen disa aktivitete në Shkup dhe Prishtinë.

Më 26 gusht 2017 (e shtunë), prej ora 10:00, do të vihen kurora lulesh te pllaka përkujtimore – në vendin ku ka qenë shtëpia e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut, në Sheshin e Shkupit.

Kurse, po të njëjtën ditë, prej ora 14:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve – Shkup, në bashkëpunim me Institutin e Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë dhe Kryeipeshkvinë e Kishës Katolike të Kosovës, do të hapin ekspozitën e titulluar “Shenjtorja nga Shkupi – korrespondenca”.

Ftoheni të merrni pjesë në këto aktivitete, në nderim të kësaj figure të madhe kombëtare me nam botëror dhe universal.

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

 

Me respekt,

Drejtori, dr. Skender Asani

Shikoni gjithashtu

Ekspozita që ndriçon sakrificat për alfabetin dhe identitetin kombëtar shqiptar

Prof. dr. Skender Asani   Ekspozita me temë “Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip …