Një copë Dibër po e prekim në Staten Island të Nju Jorkut

Staten Island, 20 shtator 2022 – “Java Kulturore Shqiptare në SHBA” nën organizimin e ITShKSh-së, filloi mbrëmë në Shoqatën Atdhetare “Dibra” në Staten Island të Nju Jorkut, aty ku shqiptaria dhe bujaria bëhen bashkë.

Drejtori i Institutit, Skender Asani, shpalosi veprimtarinë hulumtuese e botuese, si një tregues që dëshmon se kujdesi ynë institucional është i orientuar në zgjerimin dhe thellimin e njohurive mbi pasurinë kulturore e shpirtërore të mërgatës sonë këtu në Amerikë, ku dibranët luajnë një rol tepër të rëndësishëm. “Ne si Institut shumë shpejt do të zyrtarizojmë edhe Departamentin e Mërgatës, i cili në fokus do të ketë edhe këtë degë të gjallë të gjakut tonë në Amerikë. Prandaj edhe “Java e kulturës shqiptare në SHBA” që po starton këtu në Shoqatën Atdhetare Dibra në Staten Island, është një ogur i mire për gjithë neve, sepse tash e tutje bashkëpunimi ynë do të vendoset në korniza institucionale, ku nuk do të mungojnë ngjarjet, idetë e projektet me interes të përbashkët”, tha Asani.

Me këtë rast u promovuan edhe një pjesë e veprave të Institutit, në mesin e të cilave edhe libri monografik “Said Najdeni – Hoxhë Voka / Hafiz Sherif Langu”, të autorit nga Dibra Mahmud Hysa, botuar nga ITShKSh.

Në këtë takim me kryetarin Dashnor Miftari dhe bordin e shoqatës së dibranëve, nuk mungoi edhe interesimi për punën e institutit tonë. Ata u shprehën të gatshëm për të ndihmuar çdo nismë të mbarë kulturore e shkencore që është në interes të komunitetit.

Në këtë takim mori pjesë edhe zëvendësdrejtori i Agjencisë së Migracionit, Izmit Nura, sikurse edhe studiuesit Zeqirija Ibrahimi, Sefer Tahiri e Sevdail Demiri – kryetar i Këshillit të Institutit.

Ditët në vazhdim, në program janë edhe aktivitete e promovime në qendra tjera të komunitetit shqiptar në SHBA.

 

 

Shikoni gjithashtu

МАЈКА ТЕРЕЗА СЕ ОБВРЖИ ЗА ДА ЧОВЕКОТ ДАНЕ ОСТАНЕ КАКО СКЕЛЕТ БЕЗ ЧОВЕЧКИ ЧУВСТВА

Според Мајка Тереза, на човечката природа повеќе и е потребна духовната страна отколку материјалната, а …