Nisën aktivitetet për 100-vjetorin e kryeministrimit të Hasan Prishtinës

Polac, 07.04.2021 – Sot në Polac të Drenicës filluan aktivitetet për shënimin e 100-vjetorit të Hasan Prishtinës – Kryeministër i Shqipërisë.

Me këtë rast, drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, bashkë me kreun e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, si dhe me Jahja Llukën, Mehmet Prishtinën dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, nderuam të rënët për liri me homazhe dhe lule të freskëta.

“Ky ishte një rast i mirë të përkujtojmë të gjithë dëshmoret e luftërave tona për liri, komandantët legjendarë Adem Jashari, Shaban Polluzha, dhe sidomos figurën emblematike të Hasan Prishtinës, i cili vazhdon të jetë burim frymëzimi për gjeneratat në përpjekjet për shtetndërtim dhe status dinjitoz të shqiptarëve kudo që janë. Shihemi në Bllacë, më 10 prill, ku do të përurojmë “Murin e Kujtesës” dhe Parkun “Hasan Prishtina”! Lavdi të rënëve për liri!”, ka shkruar Asani.

Në dhjetor të këtij viti bëhen 100 vjet nga zgjedhja e Hasan Prishtinës për Kryeministër të Shqipërisë, me ç’rast do të organizohen disa aktivitete shkencore dhe botuese.

 

Shikoni gjithashtu

PRESIDENTJA OSMANI BASHKË ME DREJTORIN E ITSHKSH, SKENDER ASANI, MBOLLËN BREDHIN E NËNË TEREZËS

“Bredhi dedikuar Nënë Tereze simbolizon lidhjen mes njerëzve, popujve e vendeve. Shembulli i saj në …