NGA SHKUPI NË TIRANË UDHËTUAN 25 BOÇA NGA BREDHI I SHKATËRRUAR I NËNË TEREZE

Tiranë, 15 korrik – Sot nga Shkupi në Tiranë udhëtuan 25 boça nga bredhi i shkatërruar i Nënë Tereze. Drejtoresha  e  Agjensisë Kombëtare të Parqeve dhe Rekreacionit të Shqipërisë, Erinda Fino me këtë rast faleminderoi homologun e saj – drejtorin e ITSHKSH, Prof. Skende r ASANI, për këtë nismë fisnike që pritet të finalizohet në muajin tetor të këtij viti. Bëhet fjalë për mbjellejn e 25 fidaneve nga farat që mbetën nga bredhi i shkatërruar të Nënës Terezë në Shkup.

Jo vetëm si simbolikë që lidhet me 25 vjetorin e vdekjes së Nënës Terezë, por edhe si ide që përtërinë trashëgiminë e nobelistes shqiptare përmes një parku që do të lind mu në zemër të Tiranës, ky aksion i përbashkët i ITSHKSH dhe AKPR do të shënojë fillimin e një bashkëpunimi brendakombëtar për të përtëri farat e trashëgimisë kulturore e shpirtërore të shqiptarëve në Ballkan.

Në takimin e sotëm në Tiranë, drejtori i i ITSHKSH, Skender Asani, shprehu kënaqësinë që bashkëpunimi me Tiranën po zhvillohet në prag të mbajtjes së manifestimit tradicional kulturor e shkencor “Drita e Gonxhes” që mbahet nga 26 korriku-5 gusht, me ç’rast edhe Agjensia Kombëtare e Parqeve dhe Rekreacionit e Shqipërisë do të përfshihet në aktivitetet e përbashkëta të këtij manifestimi.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Drejtori Asani: Na pret bashkëpunim i frytshëm me Bashkësinë Islame

Shkup, 23 janar 2023 – Sot, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të …