“Të merresh me jetën dhe veprën e Nënës Tereze, nuk është një punë thjeshtë rutinore, por është më tepër ballafaqim me të panjohurat që dalin gjatë depërtimit në botën e saj komplekse e shumëdimensionale”, thadrejtori i ITSHKSH-prof.dr. Skender Asani.
Prishtinë, 26 gusht – Pas Shkupit, sot edhe në Prishtinë në prani të përfaqësuesve shpirtëror e kulturor, u mbajt edicioni i dytë i manifestimit kulturor-shkencor “DRITA E GONXHËS”, i cili do të vazhdojë deri më 5 shtator. Ky manifestim po mbahet në shenjë të përkujtimit të 112 vjetorit të lindjes dhe 25 vjetorit të vdekjes së Nënë Tereze. Drejtori i ITSHKSH, prof dr. Skender Asani, me këtë rast tha se të merresh me jetën dhe veprën e Nënës Tereze, nuk është një punë thjeshtë rutinore, por është më tepër ballafaqim me të panjohurat që dalin gjatë depërtimit në botën e saj komplekse e shumëdimensionale. Sepse Nënë Tereza, sipas tij, nuk ishte vetëm një bëmirëse, siç perceptohet gabimisht në një pjesë të opinionit publik, por ajo parasegjithash ishte patentuese e një sistemi të veçant të sjelljes dhe qasjes ndaj çështjeve të mprehta shpirtërore që askush tjetër nuk i trajtonte dhe nuk i njihte më mirë se ajo.
“Kjo është edhe arsyeja kryesore pse ne si Institut iu kemi rrekur ta trajtojmë këtë figurë në një plan pak a shumë më mikroskopik, duke nxjerrë nga thesari i saj shpirtëror e njerëzor margaritarët më të çmuar , me të cilët ajo stolisi veten dhe më shumë të tjerët. Ajo mbi të gjitha stolisi nocionin njeri në skëterrën e lakmive të pakufishme dhe vetëm ata që do të mund ta deshifrojnë këtë filozofi jetësore të Nënës Tereze, do ta kuptojnë se më e fuqishme se lakmia megjithatë është dashuria dhe ngrohtësia njerëzore. Nënë Tereza fali dashuri dhe ngrohtësi edhe në skutat më të ftofta të vetmisë së njerëzve, të cilët pasi u braktiksën nga rrethi i tyre ku jetonin u pranuan nga Nëna Tereze, me të gjitha sëmundjet, brengat dhe vështirësstë që i ka jeta”, tha Asani. Mbi rëndësinë që ka figura e Nënës Tereze si model që duhet ndjekur, foli Don Lush Gjergji, i cili tha se secili nga ne duhet tç ngjasojmë kësaj gruaje të madhe, sepse ajo fali dashuri për të gjithë, edhe atëherë kur njerëzit kishin nevojë jo vetëm për bukë, por edhepër vëmednje dhe për ngrohtëi Duke u ndërlidhur me traditën e formimit të Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Tereza, studiuesi dhe bashkëpunëtori i jashtëm i ITSHKH, Mehmet Prsihtina, tha se Gonxhja u lind në Shkup aty ku e kaloi edhe rininë e hershme. Nga i ati Kolë Bojaxhiu ajo mori edukimin dhe respektin për tjetrin, ndikim ky që do të jetë prezent gjatë gjithë misionit të saj të shenjtë, nënvizoi ai.
“Familja Bojaxhiu në Shkup ishte derë e madhe, ku jo rrallë konak gjenin edhe figura të shquara kombëtare. Në mesin e tyre edhe Hasan Prishtina, i cili kishte qenë mysafir i shpeshte i Bojaxhinjve dhe sipas dëshmitarëve Gonxhja e vogël, që më vonë do të bëhet Nënë Tereza e famshme, qysh në moshën 3 vjeçare kishte qenë pjesë e atmosferës familjare ku kishte qenë prezent edhe Hasan Prishtina”, tha Mehmet Prishtina.
Prof.dr. Sadri Ramabaja potencoi faktin se Nëna Tereze paraqet kufirin ndarës në mes të një bote që lufon për progres dhe një bote që është kundër këtij progresi. Sipas tij, ITSHKSH po luan një rol iluminist në zhvillimin e kauzave kulturore që emërues të përbashkët kanë evropianizimin e ideve shqiptare.
Kryerdaktori i revitës DRITA E GONXHËS , Emin Azemi u hpreh se kjo revistë është pjesë e strategjisë për studimin dhe afirmimin e figurës së Nënës Tereze. Duke qenë e para e këtij lloji, tha ai, kjo revistë me një mënyrë është edhe organ i Departamentit për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Tereze dhe synon të sintetizojë mendimin intelektual e shpirtëror mbi këtë figurë të madhe, e cila doli nga Shkupi si shqiptare dhe u bë “pronë pa kombësi” e gjithë njerëzimit.
Në këtë revistë do të botohen shkrime autoriale dhe kontribute të veçanta nga jeta dhe vepra e Nënës Tere, duke lartësuar kështu në nivele më të larta standarde e valorizimit kritik mbi këtë emër të përveçëm të mbarë botës, nënvizoi Azemi. Nesër në ditën e dytë të manifestimit kulturor-shkencor “DRITA E GONXHËS”, do të prezantohet në Strugë veprimtaria shkencore dhe hulumtuese e Departamentit për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze , me ç’rast do të ndahen edhe disa mirënjohje për veprimtarët lokalë të kësaj komune.