NËNA TEREZE, PATENTUESE E NJË SISTEMI TË VEÇANT TË ÇËSHTJEVE TË MPREHTA SHPIRTËRORE / МАЈКА ТЕРЕЗА, ПАТЕНТ НА ЕДЕН ПОСЕБЕН СИСТЕМ НА ОСТРИТЕ ДУХОВНИ ПРАШАЊА

Ne si Institut iu kemi rrekur ta trajtojmë këtë figurë në një plan pak a shumë më mikroskopik, duke nxjerrë nga thesari i saj shpirtëror e njerëzor margaritarët më të çmuar, me të cilët ajo stolisi veten dhe më shumë të tjerët. Ajo mbi të gjitha stolisi nocionin njeri në skëterrën e lakmive të pakufishme

Nga Prof. dr. Skender ASANI

Të merresh me jetën dhe veprën e Nënës Tereze, nuk është një punë thjeshtë rutinore, por është më tepër ballafaqim me të panjohurat që dalin gjatë depërtimit në botën e saj komplekse e shumëdimensionale. Sepse Nënë Tereza nuk ishte vetëm një bëmirëse, siç perceptohet gabimisht në një pjesë të opinionit publik, por ajo parasëgjithash ishte patentuese e një sistemi të veçantë të sjelljes dhe qasjes ndaj çështjeve të mprehta shpirtërore që askush tjetër nuk i trajtonte dhe nuk i njihte më mirë se ajo.

Kjo është edhe arsyeja kryesore pse ne si Institut iu kemi rrekur ta trajtojmë këtë figurë në një plan pak a shumë më mikroskopik, duke nxjerrë nga thesari i saj shpirtëror e njerëzor margaritarët më të çmuar, me të cilët ajo stolisi veten dhe më shumë të tjerët. Ajo mbi të gjitha stolisi nocionin njeri në skëterrën e lakmive të pakufishme dhe vetëm ata që do të mund ta deshifrojnë këtë filozofi jetësore të Nënës Tereze, do ta kuptojnë se më e fuqishme se lakmia megjithatë është dashuria dhe ngrohtësia njerëzore.

Nënë Tereza fali dashuri dhe ngrohtësi edhe në skutat më të ftofta të vetmisë së njerëzve, të cilët pasi u braktiksën nga rrethi i tyre ku jetonin u pranuan nga Nëna Tereze, me të gjitha sëmundjet, brengat dhe vështirësitë që i ka jeta.

Duke ngelë në mbamendjen tonë si një stoli që me kalimin e kohës shkëlqimi vjen duke iu shtuar, Nëna Tereze tash më është bërë një aset i vlerave të pakrahashueshme universale, me të cilat ne si Institut dhe Departamenti për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze , po identifikohemi më tepër në fushat e hulumtimit shkencor dhe studimit empirik të veprës së saj në disa rrafshe interdisiplinare.

Ne si Institut, jo rastësisht i kemi profilizuar studimet dhe hulimtimet mbi jetën dhe veprën e Nënës Tereze, duke themeluar një departament të veçantë, i cili nga viti në vit po lëshon rënjë në një truall ku mendojmë të forcojmë edhe më tej mirëkuptimin midis njerëzve, pa marrë parasysh racën, fenë apo etninë e tyre. Si produkt i këtij profilizimi, ne sivjet filluam të botojmë edhe revistën e parë letrare me karakter shkencor e kulturor DRITA E GONXHËS, e cila përpos që është një tribunë e hapur e mendimit diskursiv mbi shumdimensionalitetin e empirisë jetësore të Nënës Tereze, ajo ofron edhe një mundësi ideale për të krijuar ura interaktiviteti në mes të autorëve e qendrave të ndryshme hulumtuese që si emërues të përbashkët kanë fuqinë e ndikimit dhe reflektimit të kësaj gruaje me përmasa planetare.

Sivjet kur po e organizojmë edicionin e dytë të manifestimit tradicional kulturor-shkencor “DRITA E GONXHËS”, që përkon me 112 vjetorin e lindjes dhe 25 vjetorin e vdekjes së Nënës Tereze, kemi arritur të aktivizojmë një gamë të gjerë resursesh intelektuale e institucionale brenda dhe jashtë vendit tonë, sepse konsiderojmë se nuk mjafton të kesh në duar një kauzë të madhe humane e civilizuese siç është Nëna Tereze, por duhet edhe strategji konkrete për ta shndërruar këtë kauzë në një dioptri më të zgjeruar.

Nëse të tjerët në botë kanë xhiruar dhe botuar me qindra filma dhe vepra kushtuar jetës dhe veprës së Nënës Tereze, ne mund të shkojmë përtej kësaj, duke thurrur fabula të pathëna nga fëmijëria dhe rinia e Gonxhe Bojaxhiut, nga Shkupi i saj që arriti të regjistrohet në kartotekën e madhe të botës në saje të gjithë asaj që kishte bartur me vete në botë kjo grua me shpirt të madh.

Ky zatën mbetet edhe synimi ynë kryesor si hulumtues dhe si studiues, pasi që pritjet e të tjerëve nga ne tejkalojnë caqet e një kurreshtjeje sipërafaqësore, detyrim ky moral e institucional që kërkon mbështetje të gjithanshme.

Shkup, 26 gusht 2022


 

Ние, како Институт, настојувавме да ја третираме оваа фигура на едно микроскопско ниво, извлекувајќи ги од нејзиното духовно и човечко богатство најскапоцените бисери, со кои таа се украсила себеси, а повеќе и другите. Пред сè, таа го разубави поимот човек во темнината на безграничната алчност

 

 

Од проф. д-р. Скендер АСАНИ

 

 

Да се занимаваш со животот и делото на Мајка Тереза не е едноставна рутинска работа, туку конфронтација со непознатите кои се појавуваат при навлегувањето во нејзиниот комплексен и повеќедимензионален свет. Затоа што Мајка Тереза не беше само една добротворителна личност, како што погрешно се перципира во дел од јавното мислење, туку таа пред се беше патент на еден посебен систем на однесување и пристап кон острите духовни прашања со кои никој друг не се справуваше и не знаеше подобро од неа.

Ова е и главната причина зошто ние како Институт се опфативме да ја третираме оваа фигура на помикроскопско ниво, извлекувајќи ги најскапоцените бисери од нејзината духовна и човечка богатство, со кои таа се украси себеси, а и многу други. Пред сè, таа го разубави поимот човек во темнината на неограничената алчност и само оние кои можат да ја дешифрираат оваа животна филозофија на Мајка Тереза, ќе разберат дека има и нешто што е помоќно и од алчноста, тоа е љубовта и човечката топлина.

Мајка Тереза донесе љубов и топлина дури и во најстудените краишта на осаменоста на луѓето, кои откако беа напуштени од нивната беда каде што живееја, се прифатија од Мајка Тереза, со сите болести, грижи и тешкотии што ги има животот.

Останувајќи во нашето сеќавање како украс кој со текот на времето сè повеќе блеска, Мајка Тереза сега стана богатство на неспоредливи универзални вредности, со кои ние, како Институт и Оддел за наследството на Гонџе Бојаџиу – Мајка Тереза, се повеќе се идентификуваме во областите на научно истражување и емпириско проучување на нејзината работа на повеќе интердисциплинарни нивоа.

Ние како Институт, не случајно ги профилиравме студиите и истражувањата за животот и делото на Мајка Тереза, формирајќи еден посебен оддел, кој од година во година се вкорени уште повеќе во земја каде што мислиме дополнително да го зајакнеме разбирањето меѓу луѓето, без разлика на нивната раса, религија или етничка припадност. Како производ на ова профилирање, оваа година започнавме да го издаваме и првото литературно списание со научен и културен карактер, СВЕТЛИНАТА НА ГОНЏЕ , кое освен што е отворен форум за дискурзивна мисла за мултидимензионалноста на животното искуство на Мајка Тереза, нуди и идеална можност да се создадат мостови на интерактивност помеѓу авторите и различните истражувачки центри кои како заеднички именител имаат моќ да влијаат и да ја рефлектираат оваа жена од планетарни размери.

Годинава, кога го организираме второто издание на традиционалната културно-научна манифестација „СВЕТЛИНАТА НА ГОНЏЕ“, која се совпаѓа со 112-годишнината од раѓањето и 25-годишнината од смртта на Мајка Тереза, успеавме да активираме широк спектар на интелектуални и институционални ресурси во и надвор од нашата земја, затоа што сметаме дека не е доволно да имате во ваши раце голема хуманитарна и цивилизациска кауза како што е Мајка Тереза, туку ви треба и конкретна стратегија за трансформирање на оваа кауза во поширока диоптрија.

 

 

Ако другите во светот имаат снимено и објавено стотици филмови и дела посветени на животот и делото на Мајка Тереза, ние ќе одиме уште подалеку од ова, плетејќи нераскажани басни од детството и младоста на Гонџе Бојаџиу, од нејзиното Скопје кое успеа да се регистрира во големата картотеката на светот благодарение на сето она што оваа жена со голема душа го носеше со себе во светот.

Ова останува и наша главна цел како истражувачи, бидејќи очекувањата на другите од нас ги надминуваат целите на една површна љубопитност, оваа морална и институционална обврска која бара сеопфатна поддршка.

 

 

Скопје, 26.08.2022 година

 

 

Shikoni gjithashtu

AKADEMI SOLEMNE NË ITSHKSH, NË SHENJË TË RUAJTJES DHE ZHVILLIMIT TË ABC-së SHQIPE

“Sot, kur po kremtojmë një festë të dyfishtë – 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit …