Në funksion të ndriçimit sa më të gjithanshëm të veprimtarisë shkencore e humane të Milan Šufflayt, Asani paralajamëroi se së shpejti ITHKSH do të del me një projekt konkret kushtuar këtij albanologu kroat
Zagreb, 20 shkurt 2023 – Në Arkivin Shtetëror Kroat në Zagreb, sot u mbajt një simpozium shkencor „MILAN ŠUFFLAY – DJE DHE SOT“, me rastin e 92 vjetorit të vrasjes së albanologut të hquar kroat dhe mik i shqiptarëve, Milan Šufflay .
Për të nderuar kujtimin ndaj këtij korifeu të albanologjië kroate, në Zagreb kishte udhëtuar edhe një delegacion i ITHKSH nga Shkupi, përfaqësuar nga drejtori – Prof.dr. Skender Asani dhe udhëheqësi i Departamentit të historisë, Dr. Besnik Rameti, të cilët ishin të fturit special të Arkivit Shtetëror Kroat.
Me këtë rast ata, bashkë me përfaqësuesit e ambasadës së Maqedonisë, të Shqipërisë dhe të Kosovës, dhe në organizim të Shoqatës “Braca hrvatkog zmaja” , Institutit Kroat të Historisë dhe Unionit të Shqiptarëve të Kroacië, vendosën lule të freskëta në vendin ku ishte kryer atentatit ndaj Milan Šufflayt.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, drejtori Asani tha se një detyrim minimal ndaj Milan Šufflay i përket çdo intelektuali shqiptar, kurse intitucioneve iu takon më shumë të bëjnë, duke e vendosur figurën dhe veprën e këtij albanologu kroat në qendër të kujtesës kolektive të shqiptarëve. Milan Šufflay, tha Asani, e pagoi me jetë angazhimin e tij në ndriçimin e historisë iliro-arbërore shqiptare, sepse shqiptarët jo gjithmonë patën mundësi ta hkruajnë historinë e tyre, prandaj ne si instiutut po bëjmë çmos që veprimtarinë tonë shkencore ta bazojmë mbi studimet e albanolgëve të huaj, ku bën pjesë edhe Milan Šufflay. Figura e Milan Šufflayt nderon edhe marrëdhëniet e mira në mes të shqiptarëve dhe kroatëve, të Komitetit të Kosovës dhe komiteteve kroate dhe ka vazhduar edhe më vonë gjatë luftërave në ish Jugosllavi, nënvizoi Aani, duke htuar e Kroacia ihte ndër htet e para që njohu pavarëinë e Kosovës.
Në funksion të ndriçimit sa më të gjithanshëm të veprimtarisë shkencore e humane të Milan Šufflayt, Asani paralajamëroi se së shpejti ITHKSH do të del me një projekt konkret kushtuar këtij albanologu kroat.
Në pjesën profesionale të Simpoziumit morën pjesë studiuesit me temat e tyre: Petar Bagariq, profesor i historisë (Gjimnazi XVI i Zagrebit): “Milan pl. Šufflay – albanolog kroat dhe viktimë e terrorit shtetëror”; Ph.D. Vladimir Huzjan (drejtor i Institutit për Punë Shkencore në Varaždin): “Milani dhe Zlata Šufflay – Vëllai dhe motra e arritjeve të jashtëzakonshme të jetës”; Ph.D. Tihana Luetić (Departamenti i Shkencave Historike HAZU): “Milan Šufflay si student në Fakultetin Filozofik të Universitetit Mbretëror të Francis Joseph I në Zagreb”; Dr. sc. Tomislav Galović dhe Mr. Mihaela Mariq (Fakulteti Filozofik, Universiteti i Zagrebit): “Milan Šufflay si profesor universiteti”
Simpoziumi fillo me një fjalën hyrëse të drejtorit të Arkivin Shtetëror Kroat, Ph.D. Dinko Čutura, të cilit me fjalë përhëndetrëe iu bahkëngjitën edhe kryetar i Partisë Kroate të Pensionistëve, Veselko Gabriçeviq dhe Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Punës, Sistemit Pensional, Familjes dhe Politikës Sociale, Ivan Vidish.
Sikundër dihet , më 18 shkurt 1931 në qendër të Zagrebit, agjentët e policisë së Mbretërisë së Jugosllavisë, Ljubomir Belosheviç dhe Branko Zweger, sulmuan albanologun kroat Milan Shufflay. Ngjarja ka ndodhur para derës së banesës së tij, duke e goditur kokënnë kokë, me qëllimin për ta vrarë. Ai vdiq një ditë më vonë nga plagët e marra.
Dy atentatorët ishin anëtarë të organizatës “Jugosllavia e Re”. Pas vrasjes, mbreti serb i strehoi në Beograd dhe nuk i lejoi që, të ekstradoheshin për t’u gjykuar në Zagreb.
Për shkak të reputacionit shkencor të Milan Shufflay , kjo vrasje shkaktoi protesta të mëdha në botë. Ndër të tjera, Albert Einstein dhe Heinrich Mann përmes Lidhjes Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut i bënë thirrje publikut botëror që të protestojë kundër këtij krimi dhe u botua në faqen e parë të New York Times më 6 maj 1931.
Krimi ishte i motivuar nga urrejtja e regjimit serb ndaj Milan Shufflayt, i cili ndër të tjera në fokusin e veprimtarisë së tij shkencore kishte edhe studimet shqiptare. Regjimi komunist jugosllav, si ndjekës i mbretit të parë të Jugosllavisë, e hoqi tërësisht emrin e Milan Shufflayt nga librat dhe nga programet universitare.
Për ta nderuar figurën dhe veprën e Milan Shufflayt, në vitin 2002 atij iu akorduar medlaja presidenciale “Naim Frasheri”. Në të njëjtin vit, në Tiranë u organizua konferenca shkencore shkencore “Shuflaj dhe Shqiptarët”.