Në Shkup dhe Prishtinë, shënohet ditëlindja e Shën Terezës

107 vjetori i lindjes së nobelistes shqiptare nga Shkupi, Shën Tereza, u shënua sot në Shkup dhe Prishtinë.

Paradite u vunë kurora lulesh te pllaka përkujtimore – në vendin ku ka qenë shtëpia e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut, në Sheshin e Shkupit.

Kurse, pasdite në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve – Shkup, në bashkëpunim me Institutin e Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë dhe Kryeipeshkvinë e Kishës Katolike të Kosovës, do të hapin ekspozitën e titulluar “Shenjtorja nga Shkupi – korrespondenca”.

Para të pranishmëve folën sekretari shkencor i Institutin e Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, dr.Gjon Berisha, drejtori i ITSHKSH-Shkup, dr. Skender Asani, dhe përfaqësuesi Kishës Katolike të Kosovës, jetëshkruesi i Shën Terezës, dom Lush Gjergji.

 

https://www.zeriamerikes.com/a/ekspozite-kosove-nene-tereza/4001989.html

nt1nt2nt3

Shikoni gjithashtu

AKADEMI SOLEMNE NË ITSHKSH, NË SHENJË TË RUAJTJES DHE ZHVILLIMIT TË ABC-së SHQIPE

“Sot, kur po kremtojmë një festë të dyfishtë – 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit …