Shkup, 27.11.2022 – Në vigjilje të festës së madhe të flamurit kombëtar, sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, u promovua libri “Shkupi – vetë historia e Kosovës”, përgatitur për botim nga Skender Asani, Mehmet Prishtina dhe Albert Ramaj.
Promovimi u bë në prani të komunitetit shqiptar të Selanikut, mysafirëve të shumtë nga vendi dhe Kosova, të përcjellë me një program të pasur artistik të ShKA “Ilirida” nga Shkupi.
Drejtori i Institutit, Skender Asani, theksoi rëndësinë e datave të rëndësishme kombëtare, duke vu theksin në rolin e Shkupit në proceset kombëtare, e veçanërisht në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Fjalë rasti pati drejtuesi i Komunitetit Shqiptar të Selanikut, prof. Luan Zyka, i cili vuri në pah nevojën e bashkëpunimit ndërshqiptar, sidomos në planin kulturor dhe shkencor.
Për librin në fjalë, një recension të shkurtër e paraqiti Sevdail Demiri, sipas të cilit, në këtë libër shpërfaqen relacionet diplomatike të dy diplomatëve italianë, ku spikasin raportet e Augusto Stranierit, të cilin viti 1908 e gjen si konsull i Italisë në Shkup, ndërsa gjatë vitit kur dorëzon studimin, ai e ushtron postin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Italisë.
Themeluesi i Fondacionit “Hasan Prishtina”, veprimtari Mehmet Prishtina, foli në emër të autorëve të librit, duke theksuar rëndësinë e madhe që kanë këto dokumente italiane për njohjen dhe studimin e çështjes shqiptare.
Ndryshe, këto dokumente italiane e tejkalojnë rëndësinë e këmbimeve diplomatike që bëjnë diplomatët e zakonshëm, duke u ngritur në nivelin e shkrimeve akademike, dhe duke u marrë me çështje shumë të ndjeshme etnike, fetare e kulturore që nga parahistoria e deri në ditët kur ishte shkruara studimi. Si të tilla, këto raporte përbëjnë një version mjaft kredibil të historisë së përgjithshme dhe të shkurtër të Kosovës që nga periudhat më të hershme historike e deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore.
Në këto dokumente italiane të botuara në këtë libër, veç tjerash thuhet: “Shkupi është kryeqyteti moral, politik dhe ekonomik i Kosovës. E gjithë jeta e shqiptarëve të Kosovës është e lidhur ngushtësisht me ngjarjet historike të këtij qyteti… Kosova pa Shkupin nuk ka asnjë domethënie morale e as politike”!
Shikoni gjithashtu
МАЈКА ТЕРЕЗА СЕ ОБВРЖИ ЗА ДА ЧОВЕКОТ ДАНЕ ОСТАНЕ КАКО СКЕЛЕТ БЕЗ ЧОВЕЧКИ ЧУВСТВА
Според Мајка Тереза, на човечката природа повеќе и е потребна духовната страна отколку материјалната, а …