Me ndërmjetësimin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, sot në Muzeun e Holokaustit në Shkup, u hap ekspozita “Nderi i njeriut”, ku u prezantuan dokumente dhe fotografi për sakrificën e popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore
Shkup, 15.12.2014 – Qendra Përkujtimore e Holokaustit të Hebrenjve në Maqedoni dhe Arkivi i Republikës së Shqipërisë, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, e cila ka për qëllim fillimin e bashkëpunimit, shkëmbimin reciprok të përvojës, dokumenteve dhe literaturës arkivore, si dhe shkëmbimin e materialeve shkencore dhe informative.
Me ç’rast, sot Arkivi i Shqipërisë i dorëzoi Qendrës Memoriale të Holokaustit 700 dokumente që i dedikohen historisë së hebrenjve.
“Sot zyrtarisht morëm 700 dokumentet e para që i dedikohen largimit të hebrenjve nga Maqedonia dhe Ballkani në përgjithësisë, si dhe nga shtetet tjera evropiane në vitin 1941 deri më 1944 dhe shkuarja e tyre në Shqipëri”- deklaroi drejtori i bordit drejtues të Qendrës Memoriale të Holokaustit, Pepo Levi.
“Është një marrëveshje e cila presupozon këmbimin reciprok të dokumenteve në rrugë elektronike, për të pasuruar atë gjurmë të historisë shumë të madhe për ne, për të pasuruar arkivat e Shqipërisë, por gjithashtu arkivat tona, për të dhënë atë çfarë ne kemi, për ta pasuruar dhe për të qenë vlerë e shtuar dhe për t’i dhënë dimensione sa më të plota kësaj qendre muzeale”- tha drejtori gjeneral i Arkivit Shtetëror të Shqipërisë, Gjet Ndoj.
Zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi, duke përshëndetur bashkëpunimin, tha se edhe përkundër rrezikut, familjet shqiptare kanë shpëtuar qindra hebre nga shfarosja.
“Në këtë mes është edhe ndihma e madhe e shumë familjeve shqiptare për të shpëtuar mjaft familje hebraike në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri. Për këtë dimension thellësisht human, shumë shqiptarë rrezikuan edhe jetën e tyre dhe të familjeve të tyre”- theksoi zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes u hap ekspozita “Nderi i njeriut”, ku u prezantuan dokumente dhe fotografi për sakrificën e popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. /http://al.mrt.com.mk/
12 comments
Pingback: work cartoon images
Pingback: 웹툰 마스크걸 다시보기
Pingback: จัดสเปคคอม
Pingback: cornhole boards
Pingback: LSM99 สมัครบาคาร่า
Pingback: เค้กลาบูบู้
Pingback: Public Health Degree in Africa
Pingback: ไม่ต้องฝาก
Pingback: Dan Helmer
Pingback: pgroyalbet
Pingback: โรงงานผลิตชุดเครื่องเสียง
Pingback: dk7