Në ITSHKSH u shënua Dita ndërkombëtare e përkujitimit të Holokaustit

Në ITSHKSH u shënua Dita ndërkombëtare e përkujitimit të Holokaustit

Shkup, 27 janar 2023 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulture të Shqiptarëve në Shkup, u përkujtua  Dita ndërkombëtare e përkujitimit të Holokaustit, me ç’rast u organizua edhe një ekspozitë retrospektive me fotografi autentike të një grupi diplomatësh që vepruan në Zvicër në periudhën 1941-1945, të cilët iu ndihmuan herbrenjëve që me dokumenta të falsoifikuar të strehohen nël shtet e Amerikës Latine.


Të pranishëm ishin zv. Kryeministri i parë, Artan Grubi, ambasadorët e Polonisë, Suedisë, Ukrainës si dhe përfaqësues të disa ambasadave të tjera të akredituar në Shkupi. Me pjesëmarjne tyre këtë akademi përkujtimore e nderuan edhe përfaqësuesit e BFI-së si dhe të shoqatës hebraike ng Kosova.

Drejtori i ITSHKSH, prof. dr. Skender Asani, në fjalën etij tha se në historinë e tmerreve çnjerëzore, ku jeta e njeriut nuk vlente as sa një fletë e tharë dushku, ndodhi edhe një tragjedi e madhe me përmasat kolosale të dhembjes e frikës. Kjo tragejdi emrin e kishte Holoakust, kurse hebrenjtë ishin ata të cilët kaluan nëpër rrathët  e këtij ferri. Në secilin rreth sfidohej fati dhe e ardhmja e hebrenjëve, tha Asani,  por pati edhe purgator ku njerëzit vullnetmirë, edhe këtu në Shkup, në Prishtinë, në Shkodër e gjetiu,  tregonin mëshirë e solidaritet për këtë popull që pa të drejtë ishte shënjestruar nga makineria vrastare e nazi-fashizmit.

“Sot në këtë akademi përkujtimore jemi mbledhur edhe njëherë  që të evokojmë një ngjarje që i dha fund dramës kolektive të një populli i cili vuante çastet e fundit nëpër kampet e përqëndrimit.

Në ato ditë të ftohta janari të vitit 1945, Armata e Kuqe kishte përparuar në thellësi të territorit të Polonisë dhe pasi çliruan Varshavën dhe Krakovin, më 27 janar 1945, trupat sovjetike hynë në Aushvic , duke çliruar të mbijetuarit e rrjetit të kampeve të përqendrimit, me çka në sytë e botës zbuloheshin përmasat shtazarake të një ideologjie antismete. Tragjeditë njerëzore mund të përsëriten dhe ato mund ta kenë fytyrën e njejtë të tmerrit, por ajo çka na intereson neve sot është pyetja: A mundet solidariteti dhe sakrifica për tjetrin të krijoj sërish fole në zemrat e njerëzve human? Nëse gjatë LDB patëm heronj të heshtur që ua shpëtuan jetën hebrenjëve, sot kemi nevojë për disa heronjë të tjerë, të cilët duke tejkaluar vetveten arrijnë të ruajnë harmoninë fqinjësore e shoqërore, ose siç thotë një urti popullore shqiptare: “Nuk mund t’i bësh mirë tjetrit, pa e lënë keq veten”, nënvizoi drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender ASANI.


Ndërkaq zv. Kryeministri i parë në Qverinë e RMV, Artan Grubi, nënvizoi faktin se përvojat tragjike që dolën nga Nolokausti nuk guxojnë të përsëriten, kurse solidariteti njerëzor  duhet të jetë udhërrëfyes i njerëzve qëllim-mirë. Ai foli edhe për solidaritetin e njerëzve në vendin  tonë, duke shtuar se hebrenjtë u ndihmuan sepse tek këta njerëz mbisudonte humanizmi dhe mëshira për tjetrin.


Në këtë akademi përkujtimore  folën edhe ambasadorja e Suedisë, ambsadori i Polonisë, ambasadorja e Ukrainës, si dhe përfaqësues të amabasadave të tjera.  

Shikoni gjithashtu

NGA E SHKUARA TEK E ARDHMJA, DUHET TË KALOJË KULTURA INSTITUCIONALE E KUJTESËS

(Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Eksodit të Bllacës në Qendrën përkujtimore “Bllaca 99”) …