Në ITSHKSH u organizua ceremoni solemne kushtuar Krishtlindjeve

Shkup, 23 dhjetor 2022  – Sot në ITSHKSH u mbajt një ceremone solemne kushtuar festës së Krishtlindjeve, ku morën pjesë përfaqësues të korit diplomatik dhe të komuniteteve fetare. Festa e Krishtlindjeve është një nga kremtet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera. Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e Jezu Krisht. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.Përveç anës spirituale dhe fetare, festa e krishtlindjeve vjen në mbarë botën si një nga festat më të bukura dhe më të pëlqyera nga të gjithë.

Kjo ka qenë edhe arsyeja që ITSHKSH është përcaktuar që nga viti i kaluar bashkë me të punësuarit, si dhe miqtë t e shumë, përfshi edhe komunitetin katolik shqiptar në Shkup, ta shënojë këtë ditë dhe ta bëjë një festë tradicionale në kalendarin e ngjarjeve që do të përmbyllin vitin në këtë Institut.

Me këtë rast, drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, në fjalën e tij përshëndetëse tha se festa e Krishtlindjeve sërish na fton të jemi më afër njeri tjetrit, sidomos në një kohë kur globi ndodhet i kapluar nga trazirat, uria dhe dyndjet e popujve.

“Nëse i marrim për bazë mesazhet e Papa Françeskut, i cili disa herë bëri thirrje që arsyeja njerëzore të dominojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, atëherë edhe këto Krishtlindje do të duhej t’i shfrytëzojmë si një rast i volitshëm për të shpënda frymën e këtyre mesazheve… Betejat njerëzore për më shumë liri dhe dinjitet, kanë qenë gjithmonë gurë peshoreje që kanë matur vlerat dhe jovlerat, që kanë determinuar kufinjtë në mes të mirës dhe të keqes.  Dhe një festë si kjo që po e shenojmë sot, është një dritë më shumë në tunelin e gjatë të mosmarrëveshjeve në mes të njerëzve. Kjo është edhe arsyeja që ne si Institut kemi zgjedhur pikërisht rrugën e dritës për ta bërë më të dukshme rrugëtimin tonë të përbashkët drejt një mirëkuptimi shoqëror, pa dallim përkatësive fetare e kombëtare”, nënvizoi Asani.
Nga Ipeshkvia e Kosovës ishte Dom Lush Gjergji, i cili në fjalën e tij të rastit tha se historia e njerëzimit ndahet në dy pjesë themelore: para dhe pas Krishtit. Pyetja kryesore është kjo: çka ka ndryshuar me lindjen, ardhjen, mishërimin e Jezu Krishtit prej Virgjëreshës Mari në shpellën e Betlehemit? Shumë, gjithçka, tha Dom Lush Gjergji, pasi Zoti dhe Njeriu nuk janë më të largët, të panjohur, armiq, por afër-bashkë, sepse Ai erdhi për ta ndëruar, përmirësuar, pajtuar njeriun me Zotin, të afërmin, vetveten.
Në këtë ceremony solemne ishte pretzent edhe një emër tjetër i veçant i botës sonë intelektuale e shpirtërore, e cila përveç kontributit të saj shumëvjeçar në gazetari u shqua edhe për një aktivizëm të theksuar qytetar. Ajo është Dijan Toska e cila në fjalën e rastit foli për trininë shqiptare e cila persobifikohet përmes tre burrave shqiptarë – Presidenti Ibrahim Rugova, ish Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Mark Sopi dhe ish Kryeimami i Kosovës, Rexhep Boja. Këta burra shqiptarë, tha Dijana Toska, përfaqësojnë harmoninë dhe mirëkuptimin kombëtar e fetar dhe ata ishin frymëzim për një shoqëri të tërë e cila i rezistoi represionit millosheviqian në vitet e nëntëdhjeta. Ajo porositi që kjo frymë mirëkuptimi të kultivohet edhe në ditët e sotme, dhe kjo mud të bëhet duke përgatitur një strategji për organizimin e jetës liturgjike në gjuhën shqipe në Shkup.
Ceremonia e sotme solemne pati edhe pjesën e saj artistike, filimisht përmes pjesëve instrumentale: “Natë e qetë” dhe  “Baresha”, të interpretuara nga çifti Starova-Memeti dhe në fund paraqitja simpatike e korit të fëmijëve “Fluturat”, udhëhequr nga Arjana Kuriu-Grubi, me këngët: Qingji i vogël, Ylli i vogël, Zogu i bukur (shoqëruar me piano), Nëse je i lumtur … dhe Zilja tringëllon….

 

Shikoni gjithashtu

AKADEMI SOLEMNE NË ITSHKSH, NË SHENJË TË RUAJTJES DHE ZHVILLIMIT TË ABC-së SHQIPE

“Sot, kur po kremtojmë një festë të dyfishtë – 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit …