Shkruan Skender ASANI
Kriteri i parë që e shquan një shoqëri të civilizuar dhe të liruar nga paragjyimet, është evokimi i ngjarjeve të së kaluarës dhe nxjerrja mësim prej tyre. Edhe ky evokim i yni i sotëm e ka këtë funksion, me çka ITSHKSH vazhdon traditën e shënimit të ngjarjeve të rëndësishme që lanë gjurmë në shiritin e kohës.
Në natën në mes të 9 dhe 10 nëntorit 1938, ndodhi një ngjarje e tmerrshme në Gjermani kur nazistët gjermanë sulmuan hebrenjtë dhe pronat e tyre. Kjo ngjarje e njohur si Kristallnacht (“Nata e kristaltë”), ) u memorua thellë në kujtesën e njerëzimit, jo vetëm për shkak të dimensionit të saj tragjik për jetën e mijëra hebrenjve në Gjermaninë e atyre viteve, por edhe për shkak të një paralajmërimi fatkob që po pritej të ndodhte në prag të vendosjes së diktaturës fashiste, që ndryshe mund të quhet edhe Muzgu i qytetërimit që po i kanosej Europës dhe pjesëve të tjera të botës.
Siç dihet, emri Kristallnacht i referohet në mënyrë ironike mbeturinave të xhamit të thyer që u shpërndanë në rrugë pas këtyre masakrave të kryera mbi hebrenjtë, të cilat kanë vazhduar edhe pas 10 nëntorit të vitit 1938.
Shtëpitë, spitalet dhe shkollat e hebrenjve u plaçkitën ndërsa sulmuesit shkatërruan 267 sinagoga në të gjithë Gjermaninë, Austrinë. Mbi 7,000 biznese hebreje u dëmtuan ose u shkatërruan, dhe 30,000 burra hebrenj u arrestuan dhe u burgosën në kampet e përqendrimit.
Ata që janë të etshëm për dhunë të shfrenuar, gjithmonë kanë nevojë për një alibi. Dhe alibia për masakrën e “Natës së kristalt” ishte vrasja në Paris më 7 nëntor e diplomatit gjerman Ernst vom Rath nga një student polako-hebre, Herschel Grynszpan. Lajmi për vdekjen e Rath-it më 9 nëntor arriti në zyrën e Adolf Hitler në Mynih, ku ai po festonte përvjetorin e puçit të dështuar të Beer Hall të v. 1923. Atje, Ministri i Propagandës Joseph Goebbels, pasi bisedoi me Hitlerin, organizoi një mbledhje të jashtzakonshme me militantë nazistë, duke kërkuar që hakmarrjet e dhunshme të organizuara të shfaqeshin si “demostrata spontane”, të cilat pastaj u shndërruan në masakra antihebreje në të gjithë Gjermaninë, por u zgjeruan edhe në Austri.
Historianët dhe studiuesit e ndryshëm të nazizmit, Kristallnacht e shohin si një prelud për Zgjidhjen Përfundimtare të çështjes hebreje, por edhe si përgatitje terreni në planin propagandistik për vrasjen e gjashtë milionë hebrenjve gjatë Holokaustit.
Ne sot po evokojmë “Natën e kristaltë” bashkë me studentët e dy fakulteteve tona juridike në Shkup dhe në Tetovë, me çka duam të vendosim një vijë të kuqe në mes të drejtësisë dhe padrejtësisë, në mes të mirës dhe të keqës, në mes të dashurisë dhe urrjetjes dhe, kush më mirë se këta jurist të ardhshëm, do të mund t’i vendosin këto standarde në shoqërinë tonë. Ata nesër do të bëhen udhëheqës të institucioneve të rëndësishme shtetërore dhe prej tyre pritet që të valorizojnë përvojat dhe dijet më të avancuara në funksion të shtetit të së drejtës, në funksion të një shoqërie të hapur pa xhama të thyer dhe pa netë të trazuara.
Njerëzimi gjithmonë ka nevojë për shembuj që nxisin sensin e pastrimit të vetvetes nga e keqja. Edhe shoqëria gjermane kaloi nëpër këtë katarsë të madhe shpirtërore e morale, duke vendosur linja distancimi nga e kaluara e errët në favor të ardhmërsië e cila përvojat e këqija i shndërron në modele bashkëpunimi e mirëkuptimi. Kur kujtesa negative e një populli ndërtohet mbi ndjenjën e ndërgjegjësimit dhe pastrimit moral nga mbetjet e së kaluarës, atëherë një shoqëri e tillë është e denjë të quhet e civilizuar.
Nëse secili nga ne e luftojmë të keqen brenda nesh, dhe nëse tjetrin e trajtojmë me përkujdsje njerëzore, siç vepruan disa familje shkjupjane gjatë periudhës së LDB, kur hebrenjtë rrezikoheshin nga dora vrastare naziste, atëherë asnjëri nga ne nuk do të ketë nevojë për avokatë për të na mbrojtur nga padrejtësitë, sepse avokati më i mirë për njeriun human është ndërgjegja e pastër e tij. Guximi dhe sakrifica për të shpëtuar hebrenjtë gjatë LDB, mund të merret si model edhe nga politikanët, të cilët kanë nevojë t’i projekjtojnë vizionet e tyre mbi sensin e vetmohimit për të mirëqenien dhe sigurinë e tjetrit.
Me pastërtinë e ndërgjegjes ne krijojmë pasqyrën morale ku mund ta shikojmë vetveten, prandaj edhe ky evokim që po e shënjmë këtu në ITSHKSH le të jetë një pasqyrë që reflekton dritën e arsyes, si një udhërrëfim për të trejkaluar çdo keqkuptim dhe paragjykim. Dhe kjo mund të arrihet nëse shoqëritë tona në Ballkan, lirohen nga konceptet e deplasuara të shekullit të kalur ku edhe historia fashiste e ideologëve të caktuar ende trajtohet aty këtu si një eveniment i rrallë kulturor. Edukimi i brezave nuk mund të bëhet me doktrina të vjetra që në thelb patën mohimin e tjetrit.
Shkup, nëntor 2022
Од Скендер АСАНИ
Првиот критериум што го разликува цивилизираното општество ослободено од предрасуди е евокацијата на настаните од минатото и учењето од нив. И оваа наша денешна евокација ја има оваа функција, со која ИДКНА ја продолжува традицијата на оддржување на значајни настани кои оставиле белег на лентата на времето.
Ноќта помеѓу 9 и 10 ноември 1938 година, во Германија се случи страшен настан кога германските нацисти ги нападнаа Евреите и нивниот имот. Овој настан познат како Kristallnacht („Кристална ноќ“), беше длабоко врежан во меморијата на човештвото, не само поради неговата трагична димензија за животите на илјадници Евреи во Германија од тие години, туку и поради предупредувањето за кобната судбина што се очекуваше да се случи во предвечерието на воспоставувањето на фашистичката диктатура, која инаку може да се нарече самрак на цивилизацијата што и се закануваше на Европа и на другите делови од светот.
Како што е познато, името Kristallnacht иронично се однесува на остатоците од скршеното стакло што беше расфрлано на улиците по овие масакри на Евреите, кои продолжија и по 10 ноември 1938 година.
Еврејските домови, болници и училишта беа ограбени, додека напаѓачите уништија 267 синагоги низ Германија и Австрија. Над 7.000 еврејски претпријатија беа оштетени или уништени, а 30.000 еврејски мажи беа уапсени и затворени во концентрациони логори.
На оние кои се жедни за нескротливо насилство секогаш им треба алиби. А алиби за масакрот во Кристалната Ноќ беше убиството во Париз, кога на 7 ноември беше убиен германскиот дипломат Ернст вом Рат од страна на полско-еврејскиот студент Хершел Гриншпан. Веста за смртта на Рат на 9 ноември стигна до канцеларијата на Адолф Хитлер во Минхен, каде што тој ја прославуваше годишнината од неуспешниот пуч во пивската сала од 1923 год. Таму, министерот за пропаганда Јозеф Гебелс, по разговорот со Хитлер, организирал вонреден состанок на нацистичките милитанти, барајќи организираните насилни репресалии да се појават како „спонтани демонстрации“, кои потоа се претвориле во антиеврејски масакри во цела Германија, но тие исто така се прошириле и во Австрија.
Историчарите и различните истражувачи на нацизмот, Кристалната Ноќ ја гледаат како една увертура за конечното решение на еврејското прашање, но и како подготовка на теренот во пропагандниот план за убиство на шест милиони Евреи за време на холокаустот.
Денеска заедно со студентите на нашите два правни факултети во Скопје и Тетово ја евоцираме „Кристалната ноќ“ со која сакаме да повлечеме црвена линија меѓу правдата и неправдата, меѓу доброто и злото, меѓу љубовта и омразата, и кој подобро од овие идни поротници би можело да ги постави овие стандарди во нашето општество. Утре, тие ќе станат лидери на важни државни институции и од нив се очекува да ги вреднуваат најнапредните искуства и знаења во функција на владеење на правото, во функција на отворено општество без скршени прозорци и без проблематични ноќи.
На човештвото секогаш му се потребни примери кои го промовираат чувството за чистење од злото. Дури и германското општество помина низ оваа голема духовна и морална катарза, воспоставувајќи линии на оддалечување од мрачното минато во корист на иднината, што ги трансформира лошите искуства во модели на соработка и разбирање. Кога негативното сеќавање на еден народ се гради на чувство на свесност и морално чистење од остатоците од минатото, тогаш таквото општество е достојно да се нарече цивилизирано.
Ако секој од нас се бори против злото во себе и ако кон другиот се однесува со хуман обѕир, како што правеа некои семејства во Скопје во периодот на Втората Светска Војна, кога Евреите беа во опасност од убиствената рака на нацистите, тогаш никој од нас нема да има потреба од адвокати за да нè заштитат од неправди, затоа што најдобриот адвокат за човекот е неговата чиста совест. Храброста и пожртвуваноста да се спасат Евреите за време на Втората Светска Војна, може да се земат како модел дури и од политичарите, кои треба да ги проектираат своите визии за чувството на самопожртвуваност за благосостојбата и безбедноста на другите.
Со чистотата на совеста го создаваме моралното огледало каде што можеме да се погледнеме себеси, затоа оваа евокација што ја одбележуваме овде во ИДКНА нека биде огледало што ја рефлектира светлината на разумот, како водич за надминување на секое недоразбирање и предрасуди. А тоа може да се постигне доколку нашите општества на Балканот се ослободат од раселените концепти на минатиот век каде што дури и фашистичката историја на одредени идеолози се’ уште овде-онде се третира како редок културен настан. Образованието на генерациите не може да се прави со стари доктрини кои во суштина го имаа негирањето на другиот.
Скопје, ноември 2022 година
Skender ASANI writes
The first criteria that distinguishes a civilized society freed from prejudices is the evocation of past events and learning from them. Today’s event was organized with the porpoise of remembering the past, with which ITSHKSH continues the tradition of recording important events that left their mark on the tape of time.
On the night between November 9 and 10, 1938, a terrible event occurred in Germany when the German Nazis attacked the Jews and destroyed their property. This event known as Kristallnacht (“Crystal Night”), is deeply etched in the memory of humanity, not only because of its tragic repercussions on the lives of thousands of Jews in Germany during those years, but also because of a warning the fate that was expected to happen on the eve of the establishment of the fascist dictatorship, which can otherwise be called the Twilight of civilization that was threatening Europe and other parts of the world.
As is well known, the name Kristallnacht refers to the debris of broken glass that was strewn on the streets after the massacres of Jews, which continued after November 10, 1938.
Jewish homes, hospitals and schools were looted as attackers destroyed 267 synagogues across Germany, Austria. Over 7,000 Jewish businesses were damaged or destroyed, and 30,000 Jewish men were arrested and imprisoned in concentration camps.
Those who thirst for unbridled violence always need an alibi. And the alibi for the “Kristallnacht” massacre was the murder in Paris on November 7 of the German diplomat Ernst vom Rath by a Polish-Jewish student, Herschel Grynszpan. News of Rath’s death on November 9 reached Adolf Hitler’s office in Munich, where he was celebrating the anniversary of the failed Beer Hall Putsch of 1923. There, Propaganda Minister Joseph Goebbels, after conferring with Hitler, organized an extraordinary meeting of Nazi militants, demanding that organized violent reprisals appear as “spontaneous demonstrations”, which then turned into anti-Jewish massacres in all over Germany, but they also expanded to Austria.
Historians and various researchers of Nazism see Kristallnacht as a prelude to the Final Solution of the Jewish question, but also as preparation of the ground in the propaganda plan for the murder of six million Jews during the Holocaust.
Today we are evoking the “Crystal Night” together with the students of our two law faculties in Skopje and Tetovo, with which we want to draw a red line between justice and injustice, between good and evil, between love and hate and, who better than these future lawmakers to set these standards in our society. Tomorrow they will become leaders of important state institutions and they are expected to value the most advanced experiences and knowledge in the function of the rule of law, in the function of an open society without broken windows and without troubled nights.
Humanity always needs examples that promote the sense of cleansing oneself from evil. Even the German society went through this great spiritual and moral catharsis, establishing lines of distancing from the dark past in favor of the future, which transforms bad experiences into models of cooperation and understanding. When the negative memory of a nation is built on a sense of awareness and moral cleansing from the remnants of the past, then such a society is worthy of being called civilized.
If each of us fights the evil within us, and if we treat the other with humane consideration, as some families in Skopje did during the WW II period, when Jews were endangered by the murderous hand of the Nazis, then none of us will need lawyers for to protect us from injustices, because the best lawyer for a human being is his clear conscience. The courage and sacrifice to save the Jews during the WW II can be taken as a model even by politicians, who need to project their visions on the sense of self-sacrifice for the well-being and safety of others.
With the purity of conscience we create the moral mirror where we can look at ourselves, therefore let today’s event be a mirror that reflects the light of reason, as a guide to overcome any misunderstanding and prejudice. And this can be achieved if our societies in the Balkans are freed from the displaced concepts of the last century where even the fascist history of certain ideologues is still treated here and there as a rare cultural event. The education of the generations cannot be done with old doctrines that essentially had the denial of the other.
Skopje, November 2022