Ministri Fazliu u takua me drejtorin e Institutit, Skender Asani

Ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu, realizoi një takim pune me drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, Skender Asani.

Në këtë takim temë debati ishte thellimi i bashkëpunimit, si dhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta në fusha të ndryshme.

Ministri Fazliu dhe drejtori Asani, theksuan rëndësinë e zhvillimit të programeve të përbashkëta, dhe veçanërisht mundësitë për shfrytëzimin e fondeve  të IPA – Programi për bashkëpunim ndërkufitar të Bashkimit e Evropian, me theks të posaçëm ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë.

Ministri Fazliu theksoi se Ministria për Vetëqeverisje Lokale i ka dyert e hapura, dhe se bashkëpunimi në këtë drejtim si dhe në fusha të tjera do të ishte i mirëseardhur me qëllim të vetëm që mjetet e IPA-fondeve të shfrytëzohen në mënyrë sa më adekuate dhe të rrezatojnë efekte afatgjate, shkruan në kumtesën e Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale.

Shikoni gjithashtu

Konkurs Publik : Për zgjedhje të drejtorit të IPSH – Institutit të Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore të Shqiptarëve – Shkup.