Shkup, 25.08.2021 – Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, bashkë me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, sot vendosën lule të freskëta mbi pllakën përkujtimores të Nënës Tereze në Sheshin e Shkupit.
“Falënderoj ministrin Mehaj për respektin dhe nderimin që po ia bën Shenjtores sonë me rastin e 111 vjetorit lindjes së të saj, duke ndarë bashkë me ne si institucion këtë ceremoni nderimi, që është jo vetëm privilegj, por edhe obligim që të jemi krah njëri tjetrit në punë e ide të mira”, shkroi Asani në profilin e tij në fcb.
Për Shentorën tonë – Nënë Tereze, nesër mbahet një manifestim dinjitoz, në Sheshin e Shkupit, aty ku ndodhen themelet e shtëpisë së saj, ku do të shpaloset projekti i radhës.