Më 26 janar 2018, promovohet libri i të mbijetuarës së Holokaustit

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe Shoqata qytetare “Acta Non Verba” – Shkup, në bashkëpunim me Sekretariatin për Çështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, organizon Akademi përkujtimore me rastin e 73-vjetorit të çlirimit të kampit fashist Aushfic.

Me këtë rast do të promovohet libri tregjuhësor memoaristik i autores hebreje Mimi Kamhi Ergas–Faraxhi “JETA IME NËN PUSHTIMIN NAZIST”, ku do të merr pjesë si mysafire e veçantë, vajza e saj e mbijetuar nga Holokausti, Ita (Drita) Bartuv.

Aktiviteti zhvillohet më 26 janar 2018 (e premte), në ora 14:00, në ambientet e Sekretariatit për Çështje Evropiane në Shkup.

Referues:
-Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane;
-Dan Oryan – Ambasador i Izraelit në Shkup;
-Tomas Gerberih – Ambasador i Gjermanisë në Shkup;
-Skender Asani – drejtor i ITSHKSH-së dhe promotor i librit;
-Ita (Drita) Bartuv – e mbijetuar e Holokaustit.

Jeni të mirëseardhur!         

Shikoni gjithashtu

Shefi i zyrës politike të Ambasadës Amerikane Dejvid Majers vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me ITSHKSH-në

Shkup, 6 mars 2025 – Në kuadër të bashkëpunimit shumëvjeçar midis ITSHKSH-së dhe ambasadës së …