A G J E N D A
Konferenca shkencore vjetore “Java e Trashëgimisë Kulturore“,
me temën “Kanunet shqiptare dhe jeta bashkëkohore“.
17 maj (e mërkurë), 2023, ora 10:00
Vendi: Salla Udro Uillson në ITSHKSH-së (ish Ambasada e SHBA-së në Shkup)
Moderator: Ardian Ramadani
10.00: Fjala përshëndetëse e drejtorit të ITSHKSH – Shkup, Skender Asani
Promovimi i veprës “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, i autorit Anton Berisha
10.10 Fjala e recensentit të veprës, Emin Azemi
10.20 Fjala e promotorit të veprës, Rini Useini
10.30 Fjala e autorit të veprës, Anton Berisha
10:40 Pushim për kafe
11.00 Fillimi i konferencës shkencore
Drejtues të seancës: Luljeta Isaku dhe Ardian Ramadani
Anton Berisha – Kanuni – dëshmi e qenësishme e ligjësive të lashta të jetesës së njeriut tonë
Agron Xhagolli – Fjalët e urta në kanune
Izaim Murtezani – Konflikti i krushqve dhe sanksionimi i tij në kanunet shqiptare
Angjelina Hamza Hasanaj – Martesa tradicionale ndër shqiptarët
Murtezan Idrizi – Martesa shqiptare në Kanunin e Lekë Dukagjinit kundruar nga prizmi fetar
Rini Useini – Çështjet ekonomike të dasmave sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit
Muharem Faiku dhe Sidorela Kryeziu – Kanuni i Lekë Dukagjinit -Trashëgimia e gruas krahasuar me legjislacioni pozitiv për trashëgimi në Kosovë
Lindita Ahmeti – Miku ynë në fronin e Zeusit (Disa veçori të kultit të mikut, nderës dhe besës te Kanuni i Lekë Dukagjinit)
Mark Palnikaj – Disa të dhëna për të drejtën zakonore shqiptare nga arkivat e Vatikanit
Luljeta Isaku – Kanuni në bashkëjetesë me artin letrar modern
Afrim Rexhepi – Albanizma letrare e Kanunit
Vebi Bexheti – Kodi zakonor shqiptar në romanin “Prilli i thyer” të Ismail Kadaresë
Rovena Vata Mikeli – Romani i parë kanunor shqiptar “Bardha e Temalit” nga Pashko Vasa
Aleksandër Cipa – Përshtatjet e filozofisë kanunore ndër rrethanat e tranzicionit të sotëm shoqëror
Ora 13:00 Dreka (koktej) në ITSHKSH
Ora 13:45 Vazhdimi i konferencës shkencore
Drejtues i seancës: Angjelina Hamza Hasanaj dhe Murtezan Idrizi
Manjola Zaçellari – Vështrim gjuhësor mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit
Zef Noka – Historia e traditës së ndërmjetësimit shqiptar – një aspekt historik dhe krahasues me kulturën e ndërmjetësimit bashkëkohor
Ardian Ramadani – Të huajt mbi kanunet shqiptare gjegjësisht raportimet mediatike dhe shtypi i huaj mbi gjakmarrjen
Albinot Teraku – Kanuni në vështrimin e antropologes Margaret Hazllëk
Burim Ramaj – Pluralizmi juridik i bazuar në Kanunin Shqiptar – e drejta zakonore para gjykatave shtetërore
Merita Ibrahimi – E drejta pozitive (aplikative) dhe e drejta zakonore shqiptare
Nexhat Çoçaj – E drejta zakonore në Has dhe Sullet
Leotrim Thaqi – Kanuni i Lekë Dukagjinit, aspekte krahasimi me kodet zakonore në Mal të Zi, Kodin e Vlladikës Petar dhe Kodin e Danilit
Sead Pantina dhe Rrustem Mehmeti– E drejta e komuniteteve në traditën juridike shqiptare – përmbledhje e normave zakonore nga At Giuseppe (Zef) Valentin
KOHA E PREZANTIMIT TË PUNIMEVE SHKENCORE ËSHTË 10 MIN.