Shkup, 7.6.2023 – Sot në Sallën e Drejtshkrimit në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, u bë mbrojtja publike dy temave të magjistraturës. Kështu, kandidati Blerim Qaili,
e mbrojti me sukses punimin me titull: “Marrëdhëniet diplomatike të Maqedonisë (së Veriut) me shtetet fqinje, që nga Pavarësia (1991) e deri më 2021”, para komisionit në përbërje: Prof. dr. Sevdail Demiri – kryetar, doc. dr. Minir Ademi – anëtar dhe doc. dr. Besnik Rameti – anëtar (mentor), dhe e mori gradën shkencore Magjistër i historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ndërsa, kandidati tjetër Xhelal Abazi e mbrojti punimin me titull: “Marrëveshjet paqësore për zgjidhjen e konflikteve ballkanike (1995-2001)”, para komisionit në përbërje: doc. dr. Minir Ademi – kryetar, Prof. dr. Sefer Tahiri – anëtar dhe doc. dr. Isamet Bakiu – anëtar (mentor), dhe poashtu e mori gradën shkencore Magjistër i historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Vendimet për mbarimin e studimeve të magjistraturës, me të cilat të diplomuarit pajisen me 120 kredi, i ndau drejtori i Institutit, prof. dr. Skender Asani.
Dy kandidatët ishin studentët të gjeneratës së dytë të studimeve të magjistraturës në ITShKSh – Shkup, në drejtimin e akredituar të Historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.