Marrëveshje bashkëpunimi me Bibliotekën “Shën Klimenti i Ohrit”

Shkup, 28.9.2018 – Sot Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe Biblioteka Nacionale dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup, lidhën marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Institutit, dr.Skender Asani dhe drejtoresha e Bibliotekës, dr.Senka Naumovska.

Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunim të ndërsjellë në mes dy institucioneve në sferën e hulumtimit shkencor, botimeve të përbashkëta, seminareve e konferencave shkencore e ndërkulturore, trajnimeve profesionale, etj.

Biblioteka Nacionale dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup, është biblioteka më e madhe në Maqedoni, dhe një ndër më të pasura në rajon me libra dhe perodikë të ndryshëm nga të gjitha periudha historike.

 

Shikoni gjithashtu

PRIZRENI, “STACIONI” I RADHËS I “DRITËS SË GONXHES”

Prizren, 29 gusht 2023 – Karvani i Manifestimit kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes”,  sot zbarkoi në …