MARRËDHËNIET MAQEDONI E VERIUT –KOSOVË, PËRTEJ KORNIZËS DIPLOMATIK 

Sot në Shkup mbollëm 13 fidane drunjsh, një akt ky simbolik që shënon 13 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Është një ndjenjë e mirë kur bëhesh dëshmitar dhe bashkudhëtar i një gjenerate që sakrifikoi për lirinë dhe progresin e vendeve tona. Kosova dhe Maqedonia janë shumë afër, jo vetëm fizikisht, por edhe shpirtërisht. Ato ndajnë fate dhe aspirata të përbashkëta për një të ardhme më të lumtur, andaj edhe simbolika e mbjelljes së 13 fidaneve shkon përtej kornizës së marrëdhënieve diplomatike. Kjo edhe për faktin se rrugët që lidhin Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut u ngjajnë lumenjeve që akumulojnë energji të përbashkëta për të vënë në lëvizje “turbinat” e zhvillimit tonë ekonomik, kulturor, arsimor …

Uroj që këto energji të sjellin sa më shumë dritë në marrdhëniet tona si vende dhe si shoqëri.

Gëzuar!

 

Shkup, 16 tetor 2022

Shikoni gjithashtu

SHKENCA DHE KULTURA, NIVELET MË SUPREME TË VETËDIJES SË NJË SHOQËRIE

Nga Prof.dr. Skender ASANI   Prezantimi i punës kërkimoro-shkencore dhe botuese të Institutit tonë gjatë …