Urim me rastin e muajit të Ramazanit!

Ramazani, muaji i shenjtë i devotshmërisë dhe i mirësisë, vjen për te begatuar shpirtin me komponentën e sakrificës fizike. Vetëm përmes këtyre sfidave, natyra njerezore bëhet më tolerante, dhe me kuptimplote.
Të gjithe agjëruresit kanë mundësi të sprovojnë veten me uri, duke u solidarizuar dhe barazuar me një pjesë te botës të cilës i mungon ushqimi në sofër.
Muaji i shenjtë i Ramazanit është reflektimi më i mirë për të kuptuar mungesat dhe sfidat që sjell jeta.
Në emër tim dhe në emër te ITSHKSH uroj qe Ramazani të na gjej me një nivel më të lartë reflektimi në të gjitha aspektet, kurse agjëruesve iu dëshiroj agjërim të lehtë, thuhet në urimin e drejtorit të ITSHKSH-së, Skender Asani, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit për besimtarët e fesë islame.
Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Programi i konferencës shkencore kushtuar Ramiz Abdylit

Facebook Koment