Lideri Ahmeti dhe ministrat njihen me punën dhe vizionin e ITShKSh-së

Shkup, 12 gusht 2023 – Me moton “Nga erdhëm dhe nga po shkojmë”, drejtori i ITShKSh-së, Skender Asani, sot prezantoi punën voluminoze të Institutit si dhe planet e synimet per në të ardhmen, para liderit Ali Ahmeti dhe ministrave shqiptarë të kabinetit qevertar të Maqedonisë së Veriut.

Në bashkëbisedim me Ahmetin dhe me ministrat u prekën shumë çështje të rëndësishme që preokupojnë ITShKSh-në tash dhe në të ardhmen. Si sublimim i këtij bashkebisedimi dolën tre konkluzuone që kërkojnë angazhim serioz dhe zbatim praktik nga të gjitha palët, si: konsilidimi buxhetor i ITShKSh-së me një mbështetje më dinjitoze financiare, vazhdimi i projekteve kapitale hulumtuese – shkencore, si dhe modernizimi e zgjerimi i hapësirës së nevojshme për punë komode të Institutit.

Me këtë rast, liderit Ahmeti dhe kabinetit qeveritar iu dha nga një kopje e botimit të veçantë “Kalendari albanologjik”, ku përfshihet e gjithë puna e Institutit në këto vitet e fundit, si dhe iu dorëzuan dosjet me dokumentet e hulumtuara nga arkivat e Zagrebit dhe Tiranës që kanë të bëjnë me veprimtarinë e ilegales shqiptare.

Kjo vizitë e rëndësishme, u realizua në kuadër të shënimit të 111-vjetorit të Çlirimit të Shkupit nga kryengritësit shqiptarë, një organizim i përbashkët i ITShKSh-së dhe dhe Fondacionit “Hasan Prishtina”, i drejtuar nga Mehmet Prishtina. Me këtë rast, në bashkëpunim me Filatelinë e Postës së Maqedonisë, u promovua edhe pulla postare me portretin e Hasan Prishtinës në 150-vjetorin e lindjes së tij.

Më pas u bënë nderime dhe u vendosën kurora lulesh para shtatoreve të heronjve Hasan Prishtina në Shkup dhe Isa Boletini në Saraj.

Shikoni gjithashtu

ITSHKSH ORGANIZON KONFERENCËN SHKENCORE “ZEJTARIA DHE PUNIMET ARTIZANALE NË TREVAT SHQIPTARE”

 INSTITUTI I TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE E KULTURORE TË SHQIPTARËVE – SHKUP   organizon konferencën shkencore vjetore “Java …