Letër ngushëllimi
Sot me pikëllim morëm lajmin se ndërroi jetë veprimtari i dalluar arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare, prof. dr. Xhevat Gega.
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, studentëve dhe bashkëpunëtorëve të profesor Xhevat Gegës, këtij personaliteti të spikatur të historisë, kulturës dhe letërsisë shqiptare.
Mbetet i paharruar kontributi i tij në më shumë sfera të veprimtarisë, e në veçanti puna me plotë përkushtim si profesor i letërsisë shqiptare në Universitetin e Shkupit, autor i shumë punimeve shkencore në këtë lëmin e albanologjisë, dhe si njeri i publicistikës dhe gazetarisë shqiptare, për disa vite duke qenë edhe në krye të gazetës “Flaka e Vëllazërimit”.
Me nderime,
Shkup, Drejtori i ITSHKSH-së
23.10.2017 Dr. Skender Asani