Letër ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta e akad. Luan Starovës

Lajmi për kalimin në amshim të akademikut, shkrimtarit, diplomatit dhe profesorit Luan Starova është i hidhur jo vetëm për familjen e tij, por edhe për lexuesit e veprës së tij, për studentët e tij, por edhe për të gjithë miqtë e admiruesit e personalitetit të tij të papërsëritshëm.
Me këtë humbje jete Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup ka humbur një mik dhe një bashkëpunëtor të madh, në të cilin disa herë ka gjetur supin mbi të cilin është mbështetur dhe ka gjetur përkrahje.
Duke u lutur për shpirtin e tij bujar, i shprehim ngushëllime familjes së tij, si dhe të gjithë atyre që sot janë të pikëlluar nga ikja e tij në përjetësi.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për akademik Luan Starovën!
Zemërthyer!
Të punësuarit në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup
Shkup, 24.02.2022

Shikoni gjithashtu

AKADEMI SOLEMNE NË ITSHKSH, NË SHENJË TË RUAJTJES DHE ZHVILLIMIT TË ABC-së SHQIPE

“Sot, kur po kremtojmë një festë të dyfishtë – 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit …