Pas 100 viteve, Kryengritja e shtatorit vihet ne studimin e përbashkët të historianëve shqiptar dhe atyre maqedonas.
Simpoziumi dyditor që u mbajt në Ohër dhe në Dibër ka për qëllim nxjerrjen në pah të fakteve historike nga historianë shqiptar e maqedonas për të zbardhur këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare.
Në këtë simpozium ishte i pranishëm Drejtori i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, Shefqet Zekolli i cili diskutoi rreth ngjarjes një shekullore të kryengritjes shqiptare nga hordhitë serbe.
,,Kryengritja e shtatorit gjegjësisht kryengritja antisërbe edhe pse e lënë pas dore apo thënë shkurt e lënë në heshtje , është hera e parë që historianët nxjerrin fakte historike të përbashkëta për këtë ngjarje e cila ishte rezistencë e parë pas Pavarësisë së Shqipërisë kundër pushtuesit serb të cilët këto territore iu ndanë në konferencën e Londrës të vitit 1913″, theksoi historian Qerim Lita.
Ndërkaq historiani Naim Halimi potencoi se kjo kryengritje pati sukses, shpejt u shpartallua nga forcat serbe të cilat pastaj bënë masakra ndaj popullatës shqiptare, ku vetëm nga Dibra u dëbuan mbi 25 mijë banorë dhe se kjo kryengritje u zgjerua prej Dibre në Strugë, Ohër e Prespë.
Rreth kryengritjes shekullore diskutuan edhe historianët maqedonas, Katerina Todorovska dhe Aleksandar Trajanovski të cilët shpalosën kumtesat e tyre për kryengritjen që përfshiu edhe Ohrin dhe popullin e gjerë maqedonas nga serbët.
Simpoziumi dyditor në Ohër dhe Dibër, u organizua nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, dhe Institui i Historisë Nacionale të Maqedonisë. /portalb/
——————————————————
4 comments
Pingback: เสาเข็มไมโครไพล์
Pingback: pgslot
Pingback: daftar togel resmi
Pingback: does tadalafil work as well as cialis