Kryeministri Kurti, nderime për shenjtoren Nëna Tereze

Prishtinë, 26.08.2021 – Pas Shkupit vazhdoi në Prishtinë ceremonia e nderimit të emrit dhe veprës së Shenjtores sonë – Nëna Tereze, me rastin e 111-vjetorit të lindjes së saj.
“Ishim të nderuar që neve si ITSHKSH na u bashkëngjit në këtë ceremoni solemne edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, bashkë me disa anëtarë te kabinetit të tij, i cili potencoi rolin dhe kontributin e Institutit tonë në promovimin e vlerave dhe ideve të personaliteteve tona të shquara”, thuhet në një deklaratë të drejtorit të Institutit, Skender Asani.
Me këto aktivitete u shënua fillimi i manifestimit kulturor DRITA E GONXHES, i cili do të jetë tradicional dhe do te mbahet çdo vit nga 26 gushti deri në 5 shtator në Shkup dhe Prishtinë.

Shikoni gjithashtu

NË LETNICË U FOL ME GJUHËN E POEZISË PËR NËNËN TEREZE

Letnicë, 03 shtator 2023 – Gjatë ditëve sa po zgjatë manifestimi kulturor-shkencor “DITËT E GONXHES” …