Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup (ITSHKSH), duke qenë tashmë një institucion i etabluar që përpiqet me të gjitha energjitë e veta krijuese dhe potencialet hulumtuese të kontribuojë në zhvillimin dhe avancimin e shkencës ndër shqiptarët e Maqedonisë dhe jo vetëm, në vitin 2015 ka dhënë kontribut të çmuar në shumë segmente. Në vijë të këtij konstatimi është përmbushja me sukses dhe përpikëri e planit të punës, i hartuar në fillim të vitit që lamë pas.
Për dallim nga vitet e kaluara, kur objektivisht ka munguar mbështetja financiare nga Ministria e Arsimit, këtë vit ky dikaster së bashku me Ministrinë e Kulturës kanë qenë mbështetësit kryesorë të projekteve dhe aktiviteteve shkencore të ITSHKSH-së përgjatë vitit, ndërsa duhet cekur edhe ndihma e pamohueshme e Komunës së Çairit, por edhe e organizatës së respektuar ZFD nga Gjermania.
PROJEKTE TË SHUMTA NË VITIN 2015
Në vitin 2015 kanë vijuar me sukses të plotë studimet pasdiplomike në programin studimor Histori dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Gjenerata e parë ka ndjekur semestrin e tretë, ndërsa gjenerata e dytë ka ndjekur semestrin e parë. Në mesin e kandidatëve ka kapacitete nga të cilat priten rezultate shumë pozitive shkencore-hulumtuese. Më 12 mars Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, organizoi tribunën shkencore në 100- vjetorin e Luftës së përgjakshme të Çanakkalasë, ku edhe shqiptarët dhanë kontributin e tyre me pjesëmarrje masive. Historiani i njohur shqiptar Nebi Dervishi dhe historiani nga Turqia Ebu Bekër Sofleu paraqitën pikëvështrime të ndryshme mbi këtë luftë. Sipas të dhënave të prezantuara, në këtë luftë morën pjesë rreth 35 mijë shqiptarë. Historiani turk sqaroi se 90% prej tyre humbën jetën në luftë, ndërsa atyre që mbijetuan iu ofruan pasuri dhe tokë, por ata nuk pranuan, sepse lufta e tyre ishte luftë për ideale, që dëshmon madhështinë e shqiptarëve si popull.
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Shoqatën e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, më 4 prill të vitit të kaluar shënuan 70- vjetorin e botimit të numrit të parë të gazetës shqipe “Flaka e Vëllazërimit”. Me këtë rast, në ambientin e Institutit, u hap ekspozita me disa fotografi – imazhe të gazetës “Flaka” ndër vite, ku edhe u zhvillua një debat i ngjeshur lidhur me kontributin e kësaj gazete. Në pjesë e madhe e protagonistëve kryesorë të gazetës “Flaka” iu përgjigjën ftesës së ITSHKSH-Shkup për pjesëmarrje në tribunë. Skender Asani, drejtor i ITSHKSH, tha se gazeta “Flaka” është kontinuitet i zhvillimit të shtypit shqiptar dhe se kjo gazetë është trashëgimi kulturore e historike e shqiptarëve të këtyre trojeve. Një referat historik për 70 vjetorin e botimit të numrit të parë të gazetës “Flaka e Vëllazërimit”, në emër të Këshillit organizativ paraqiti punonjësi shkencor i ITSHKSH, Sevdail Demiri, i cili tha se në vend se ky përvjetor i 70-të të shënohej me akademi solemne dhe me një format më festiv nga vetë udhëheqja e gazetës, sot po shënohet në mënyrë modeste – përkujtimore nga Instituti dhe dy shoqata respektive. Ndërsa Naser Selmani, në emër të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, i dorëzoi mirënjohje post mortum Petro Janurës – kryeredaktorit të parë të gazetës, të cilën e pranoi i nipi i tij, Petro Janura. Më pas, në debat morën pjesë ish- kryeredaktorët e gazetës, Fejzi Bojku, Abdylhadi Zylfiqari, Faik Mustafa, Zeqirja Rexhepi, Daut Dauti, ish-redaktorët e gazetarët Halil Zendeli, Shkëlzen Halimi, Nazif Zejnullahu, Mixhait Pollozhani, Tahir Zajazi, Xheladin Murati, Mustafa Peza, Enver Shala, Abdurrahman Kurtishi, studiuesi Blerton Sulejmani, etj. Gazeta “Flaka e Vëllazërimit” dhe revistat e saj “Fatosi” dhe “Gëzimi”, u vlerësuan si trashëgimi kulturore e historike e shqiptarëve të Maqedonisë. Një nga konkluzat e debatit ishte që të shqyrtohet seriozisht mundësia e ruajtjes së asaj që ka mbetur pa u zhdukur deri tani. Një punë shumë e rëndësishme dhe e mundur të realizohet, është dixhitalizimi i plotë i gazetës, për ta parandaluar shkatërrimin e plotë të arkivit të saj që në gjendje jo shumë të mirë gjendet në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Shkupit. Çështja e rikthimit në jetë të emrit të “Flakës”, gjithashtu ishte një impenjim serioz, që kërkon njerëz të fortë dhe të vendosur për të ruajtur vlerat tona.
Prilli ka qenë muaj i frytshëm për Institutin. Më 20 prill në Gjimnazin e Tetovës, para gjimnazistëve u zhvillua punëtoria “Promovimi i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve para të rinjve”. Udhëheqësi i projektit, Dr. Sefer Tahiri, theksoi rëndësinë e njohjes të rinisë sonë me pjesë shumë të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore e shpirtërore, të cilat dita – ditës po humbin gjurmë. Më pastaj para gjimnazistëve të vitit të katërt, u referuan këto tema: –Dr. Sevdail Demiri- “SHTYPI SHQIPTAR NË MAQEDONI, SI TRASHËGIMI KULTURORE”; –Dr. Zeqirja Ibrahimi- “GJUHA DHE LETËRSIA SHQIPE, PJESË E RËNDËSISHME E TRASHËGIMISË KULTURORE DHE IDENTITETIT TË SHQIPTARËVE”; – Prof. dr. Bukurije Mustafa- “LOJËRAT POPULLORE”; – Prof.dr. Izaim Murtezani- “KARNEVALI I BOZOVCËS”, dhe – Dr. Hidajete Azizi- “RËNDËSIA E EMRAVE VETJAKË”. Po ashtu u shfaq edhe filmi dokumentar “NJË JETË NË IKJE” (ZEJET NË MAQEDONI).
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar që ka me Institutin gjerman “Georg Eckert” dhe Institutin e Historisë Nacionale të Shkupit, më 3 dhe 4 qershor organizoi konferencën shkencore “Historiografia dhe mësimdhënia e historisë në rajonet gjuhësore të sllavishtes jugore dhe shqipes”. Konferenca, e para e këtij lloji në rajon, kishte për qëllim hulumtimin, studimin dhe identifikimin e problemeve në lëmin e historiografisë dhe mësimdhënien e lëndës së historisë në rajonet sllavofolëse dhe shqipfolëse. Në mesin e shumë studiuesve të njohur të historisë nga rajoni e bota, mori pjesë edhe Prof. dr. Natali Klajer nga Parisi. Nga ITSHKSH, në këtë konferencë, punimet e tyre i prezantuan Dr. Skender Asani dhe Dr. Besnik Emini. Nën patronatin e Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, në Prishtinë më 5 qershor u organizua konferenca shkencore: “Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”. Bashkorganizatorë të kësaj konference ishin tre institutet shqiptare në trekëndëshin Prishtinë-Tiranë-Shkup: Instituti i Historisë i Prishtinës, Instituti i Historisë i Tiranës dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup. Kjo ishte hera e parë që në këtë format bashkëpunuan tre institucionet shkencore në hapësirën shqiptare. Në këtë konferencë morën pjesë gjithsej 24 studiues të njohur të historisë sonë kombëtare, ndërsa nga ITSHKSH me kumtesë u paraqit Dr. Sevdail Demiri. Drejtori i ITSHKSH-së, Dr. Skender Asani ishte pjesë e Këshillit organizues të konferencës.
Më 26 gusht të vitit 2015 në ITSHKSH-Shkup u mbajt tribuna shkencore me temë “Shqiptarja nga Shkupi – Nënë Tereza”. Punimet e tyre shkencore në këtë tribunë i paraqitën: -Dr. Don Lush Gjergji: Fuqia e fesë dhe frymëzimi i dashurisë – NËNA TEREZE, -Dr. Skender Asani: Pronësia e shtëpisë së Gonxhe Bojaxhiut (Nënë Terezës) − dëshmi për shqiptarësinë e sheshit të Shkupit (dokument), -Prof. dr. Nebi Dervishi: Nënë Tereza– nobelistja shqiptare nga Shkupi (me rastin e 105- vjetorit të lindjes – 26 gusht 1910-2015), -Dr. Sefer Tahiri: Tendencat për zvetënimin e identitetit etnik shqiptar të Gonxhe Bojaxhiut, -Fadil Curri: Pse po struket historia shqiptare e Shkupit?, -Don Viktor Sopi: Nënë Tereza në vizionin e personaliteteve botërore Shtatori si zakonisht pas muajve të verës, gjithmonë është produktiv në planin e realizimit të aktiviteteve të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup. Më 11 shtator, në ditën e tragjedisë së popullit amerikan dhe luftës kundër terrorizmit global, në Qendrën Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve në Shkup, u shfaq njëri nga projeksionet më të mira dokumentare – filmike, që flet për kontributin e madh të shqiptarëve në shpëtimin e mijëra familjeve hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore – filmi “BESA: Premtimi”. Atë e ndoqën ambasadori amerikan, Xhes Bejli, i cili edhe pati një fjalë rasti, ku çmoi lart virtytin e hershëm të shqiptarëve për fjalën e dhënë, si dhe shumë ambasadorë të tjerë, krerë fetarë, politikë dhe shtetërorë. Të pranishmit u përshëndetën edhe nga drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, drejtori i Qendrës Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve në Shkup, Goran Sadikario, kryetarja e Komunitetit Hebraik në Maqedoni, Berta Romano-Nikoliq, dhe nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi. Mjaft emocionale ishte paraqitja e znj. Ita Faraxhi nga Izraeli, familja e së cilës ishte nga Shkupi, ndërsa kishte ikur në Shkodër të Shqipërisë për të shpëtuar nga nazistët. Atje kishte lindur, ishte pagëzuar me emrin Drita dhe kishte jetuar dy vjet në një familje shqiptare. Ngjarja u organizua nga Qendra Memoriale e Holokaustit të Hebrenjve në Shkup dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit e Shkencës dhe Komunës së Çairit.
Në vazhdën e bashkëpunimit midis ITSHKSH dhe Qendrës Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve në Shkup, në muajin tetor drejtori i Institutit, Dr. Skender Asani, i dorëzoi Qendrës gjithsej 729 dokumente dhe 49 fotografi. Materiali i pasur arkivor është hulumtuar në Arkivin Qendror të Shqipërisë në Tiranë, nga një ekip i studiuesve të këtyre dy institucioneve nga Shkupi. Dokumentet dhe fotografitë në fjalë flasin për historinë e shpëtimit të hebrenjve nga ana e shqiptarëve të Shkupit e Kosovës, gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Ato paraqesin një thesar të çmuar të historiografisë shqiptare e botërore, duke dëshmuar për një virtyt të lartë dhe shumë të çmuar për shqiptarët historikisht, siç është besa, e cila i shpëtoi qindra e mijëra hebrenj nga nazizmi. Ndryshe, shqiptarët shpëtuan të paktën 3280 hebrenj gjatë Holokaustit. Gjatë viteve 1933-1944, Shqipëria shpëtoi jo vetëm hebrenjtë vendës, por edhe të gjithë ata që mundën ta arrinin Shqipërinë nga vendet e tjera të Europës. Andaj, si mirënjohje për këtë, Institucioni “Yad Vashem” në Jeruzalem deri më tani ka njohur zyrtarisht 69 shqiptarë si “Fisnikë të Kombeve” në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.
Më 1 dhjetor në Qendrën Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia u hap ekspozita me temë: “Ballafaqimi me të kaluarën – guximi qytetar në kohë të vështira”. Përmes kësaj ekspozite me 34 fotografi dhe dokumente, për herë të parë u pasqyruan realitetet e bashkëpunimit mes komuniteteve në Maqedoni, në rrafshin human, në periudhat para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Më 14 dhe 15 shtator në Shkup u mbajtën punimet e konferencës shkencore me temë: “Jeta shoqërore e shqiptarëve në Shkup dhe rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore”. Konferenca u mbështet financiarisht nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Konferencën e hapi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, i cili tha se mbështetja e kësaj konferencë shkencore kishte synimin që të dalin në pah të vërteta të reja historike që do ta begatojnë mozaikun historiografik për Shkupin. Ndërsa drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Dr.Skender Asani, tha se kjo është hera e parë që në mënyrë shkencore hulumtohet kjo periudhë e ndjeshme historike. Fjalë përshëndetëse patën edhe drejtori i Institutit të Historisë në Tiranë, Akademik Beqir Meta, drejtori i Institutit të Historisë në Prishtinë, Prof. dr. Sabit Syla, dhe drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Prof. dr. Hysen Matoshi. Punimet e tyre i prezantuan 33 studiues të njohur nga shumë qendra shkencore të vendit dhe jashtë. Në sesionin e parë u paraqitën me kumtesa këta studiues: Beqir Meta, Nebi Dervishi, Marenglen Verli, Daut Bislimi, Avzi Mustafa, Qerim Lita, Shinazi Memedi, Adnan Ismaili, Viktor Sopi, Naim Halimi, Metin Izeti, Nuridin Ahmeti, Skender Asani dhe Mehmet Prishtina. Kurse, në sesionin e dytë, me kumtesa u paraqitën këta studiues: Qemal Murati, Zeqirija Ibrahimi, Albert Ramaj, Mixhait Pollozhani, Isamedin Azizi & Agron Saliu, Lidija Gjurovska & Gabriela Topuzovska, Fadil Curri, Natasha Didenko & Albert Hani, Izaim Murtezani, Skender Lutfiu, Sefer Tahiri, Sevdail Demiri, Besnik Emini, Ardian Limani, Naser Ramadani, Taxhedin Bislimi, Murtezan Idrizi, Islam Islami & Muhamed Ali, Afet Jashari dhe Rini Useini. Në kuadër të këtij aktiviteti u prezantua projekti: “Veshja popullore në rajonin e Karshiakës” nga Dr. Bukurije Mustafa, mbështetur nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë.
Me rastin e festave të nëntorit dhe 50- vjetorit të vdekjes së Fan S. Nolit, Instituti më 20 nëntor organizoi tribunën shkencore me temë “Fan S. Noli – figurë emblematike për shqipen dhe shqiptarët”. Mysafir special në këtë aktivitet ishte prijësi i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare me seli në Elbasan, At Nikollë Marku, njëri nga pasuesit e frymës kombëtare të Nolit. Ai tha se ndjehet krenar që figura e Nolit vazhdon të nderohet e kujtohet gjithkah ku ka shqiptarë, si një njeri që gjatë gjithë jetës së tij punoi dhe veproi në shërbim të popullit të tij që aq shumë e deshi. Në këtë tribunë, me kontributet e tyre shkencore u paraqitën studiues të njohur të veprës së Nolit: Ali Jashari: “Për Fan Nolin dhe visarin e tij frazeologjik popullor”; Qemal Murati: “Fan Noli – ky lëvrues i madh i fjalës shqipe”; Avzi Mustafa: “Noli në mesin e shqiptarëve të Ukrainës”; Zeqirja Neziri: “Noli dhe epika gojore shqiptare”; Olger Brame: “Përdorimi i simboleve në veprën e Fan Nolit”; Mirlinda Krifca: “Noli mes mitit dhe realitetit”; Myrvete Dreshaj – Baliu & Begzad Baliu: “Studimi i Nolit dhe veprës së tij në Kosovë”; Avni Spahiu: “Vatra e shqiptarëve të Amerikës dhe Noli”; Shpëtim Çuçka: “Noli – simboli i përkthimit shqiptar” dhe Zeqirija Ibrahimi: “Prifti kryeministër Fan S. Noli”.
BOTIMI I VEPRAVE DHE REVISTAVE SHKENCORE -VEPRIMTARI BAZIKE E ITSHKSH-së
Në vitin 2015 dolën nga shtypi botimet e reja të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Bëhet fjalë për numrin e 11-të me radhë të revistës shkencore “Studime albanologjike”, katër numra të revistës periodike “Scupi”, “Fjalor i fjalëve dhe shprehjeve nga trojet e shqipes në Maqedoni” me autor Qemal Muratin, dhe “Shtypi shqiptar në Maqedoni (1945- 1991), aspekti kulturor-arsimor” me autor Sevdail Demirin. Në këtë edicion të revistës “Studime albanologjike” mund të lexohen punime shkencore nga 26 studiues të ndryshëm nga të gjitha trevat shqiptare, por dhe nga disa autorë të huaj nga fusha e historisë, gjuhës, letërsisë, folklorit, etj. Numri 8 i botimit periodik të Institutit “SCUPI” përfshin punimet e konferencës shkencore “Shaban Demiraj – figurë e shquar e albanologjisë dhe ballkanologjisë”, e mbajtur më 21 nëntor 2014. SCUPI-9 boton punimet e konferencës shkencore “Sfidat e trashëgimisë kulturore në Maqedoni”, e mbajtur më 30 shtator 2014.
Numri 10 i botimit “SCUPI” ngërthen në vete kumtesat shkencore të tribunës shkencore së mbajtur më 4 prill 2015 me rastin e 70- vjetorit të botimit të numrit të parë të gazetës “Flaka e Vëllazërimit”. Ndërsa numri më i ri i revistës periodike “SCUPI”-11, i kushtohet shqiptares nga Shkupi – Nënë Tereza. Ky botim përmban punimet e konferencës shkencore të mbajtur më 26 gusht 2015 në ITSHKSH-Shkup kushtuar kësaj figure të madhe kombëtare dhe universale. Botimi “Fjalor i fjalëve dhe shprehjeve nga trojet e shqipes në Maqedoni” me autor Qemal Muratin, me gjithsej 860 faqe, përmban mbi 20.000 leksema, frazeologji dhe topoleksema të mbledhura nëpër vendbanimet shqiptare të Maqedonisë. Ky fjalor është i thurur edhe me lëndë të leksikut toponimik, me emra të vendeve (rreth 5.000 topoleksema). Në lëndën e këtij Fjalori janë arkivuar dhe rreth 1.000 njësi frazeologjike, fraza idiomatike, eufemizma etj., me vlera të veçanta etnolinguistike.
Kurse libri “Shtypi shqiptar në Maqedoni (1945-1991), aspekti kulturorarsimor” me autor Sevdail Demirin, përbën një botim të veçantë shkencor të historisë së shtypit shqiptar në Maqedoni, ku sidomos është hulumtuar aspekti kulturor-arsimor. Këtu në radhë të parë flitet për gazetën “Flaka e Vëllazërimit”, e cila ishte shenjë dalluese me të cilën identifikohej jo vetëm shtypi dhe gazetaria shqiptare në Maqedoni në periudhën e caktuar, por gati se i gjithë zhvillimi kulturor-arsimor i shqiptarëve, i cili pasqyrohej në këtë gazetë. Pjesë e hulumtimit në këtë libër janë edhe revistat për fëmijë “Gëzimi” dhe “Fatosi”, si dhe revista për art, për shkencë dhe për kulturë “Jehona”. Këto tre botime janë mbështetur nga Ministria e Kulturës, në bazë të programit nacional për kulturë të vitit 2015.
PROMOVOHEN VEPRA TË NDRYSHME NË ITSHKSH
Më 15 prill 2015 Instituti promovoi librin për gjeniun e gjeodezisë evropiane e botërore,me origjinë shqiptare, Karl Gega nga historiani austriak Wolfgang Straub, i përkthyer në gjuhën shqipe. Ndryshe, Karl Gega, ishte inxhinier i talentuar, i cili i kaloi kufijtë e fantazisë së njerëzimit. Karl Gega ishte me origjinë shqiptare. U lind në Venedik më 10 janar 1802. Prindërit i kishin lindur në Kallmet të Lezhës. Vdiq në Vjenë, më 14 mars 1860.
Më 11 qershor u promovuan dy veprat shkencore të Don Viktor Sopit: “Fishta, dëshmi e identitetit shqiptar”, dhe “Gjeçovi – tradita dhe qytetërimi shqiptar”. Recensionet e tyre rreth këtyre dy veprave i paraqitën studiuesit: Prof. Emin Kabashi – këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, dhe Dr. Zeqirija Ibrahimi – studiues dhe punonjës shkencor i ITSHKSH-së. Po ashtu, një sintezë të përmbajtjes dhe rëndësisë së këtyre veprave paraqitën edhe poeti e studiuesi Sarë Gjergji dhe shkrimtari e publicisti Fadil Curri.
Më datën 17 nëntor të vitit 2015 Ministria e Arsimit dhe Shkencës promovoi 14 tituj të rinj të librave universitarë të përkthyera dhe të botuar në gjuhën shqipe. Titujt e rinj të cilët u promovuan në ambientet e Institutit janë nga lëmi i turizmit, arteve figurative, shkencave matematiko- natyrore, transportit dhe telekomunikacionit dhe shkencave të makinerisë dhe elektroteknikës, pjesë e projektit “Përkthimi i 1000 librave shkencor dhe profesional me të cilat studiohet në universitetet më të mira dhe më me renome në SHBA dhe Angli, kurse nga lëmi i drejtësisë edhe në Francë dhe Gjermani”.
Më 25 nëntor 2015 u promovua projekti i parë i përbashkët në mes dy instituteve shkencore të Shkupit e Tiranës, përkatësisht Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore Të Shqiptarëve dhe Institutit të Historisë së Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë. Bëhet fjalë për botimin e librit “S H K U P I” – Konsiderata etnografike, historike, ekonomike (1942), të studiuesit dhe diplomatit të mirënjohur Hamit Kokalari, të cilin libër e redaktoi dhe përgatiti për botim Akademik Marenglen Verli. Burimi i materialit në këtë libër historik është Arkivi i Institutit të Historisë së Tiranës, fondi etnografi. Botimin e këtij projekti e mbështeti Kryetari i Komunës Çair të Shkupit, Izet Mexhiti.
Pikërisht në datën e njëjtë, pra më 25 nëntor, në shenjë të manifestimeve me rastin e festës së flamurit shqiptar, Posta e Maqedonisë dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup promovuan pullat e reja postare me dy figurat e shquara të historisë kombëtare shqiptare, Ali Pashë Tepelena dhe Dr. Ibrahim Temo. Dy pullat postare publikohen në shumë letra, kartolina dhe dërgesa postare. Në dhjetor të vitit 2015 u ngrit nisma për licencimin e lektorëve të gjuhës shqipe, nismë kjo e kamotshme e ITSHKSH-së. Me këtë rast ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi vizitoi Institutin, ku u bisedua për kërkesën e Institutit për licencimin e lektorëve të gjuhës shqipe, që është një hap shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore e shpirtërore, ku bie edhe gjuha shqipe, e cila duhet të mbrohet në mënyrë institucionale. U arrit pajtim të formohet një grup punues me përfaqësues të Institutit, MASH-it, Ministrisë së Kulturës dhe Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, të cilët do të hartojnë një plan për zbatimin e kësaj ideje, që pritet të realizohet në vitin 2016.
Në vitin 2015 ITSHKSH-së iu shtuan edhe dy doktorë shkencash. Në fushën e historisë, në Universitetin Publik në Shkup doktoroi Besnik Emini, ndërsa etnomuzikologu dhe violinisti i njohur Ermal Mehmeti doktori në studimet kulturore, duke mbrojtur doktoraturën në Universitetin privat “Evroballkan”.
SYNIMET E ITSHKSH NË VITIN 2016
Para Institutit, menaxhmentit, punonjësve shkencorë dhe administratës së tij edhe në vitin 2016 qëndrojnë shumë projekte, realizimi i së cilave nuk mund të kalojë pa sfida. Në planin hulumtues-shkencor do të synojmë të realizojmë sa më shumë ekspedita hulumtuese në rajone të ndryshme të vendit për të gjurmuar trashëgiminë tonë kulturore, shpirtërore, materiale dhe historike, por edhe do të organizojmë konferenca shkencore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Në planin arsimor synojmë dhe po përpiqemi maksimalisht që të organizojmë studime sa më cilësore pasdiplomike, duke krijuar kuadro nga lëmenjtë që kultivojnë identitetin tonë kulturor, gjuhësor dhe etnik të shqiptarëve. Në planin e botimeve synojmë që këtë vit të rrisim numrin e veprave shkencore, që do të botohen nga punonjësit shkencorë të Institutit. Edhe këtë vit konsiderojmë se në këtë mënyrë, duke hedhur nga një pikë në oqeanin e madh dhe të pafund të botimeve shqiptare, do të njohim vetveten, qenien tonë, kush jemi ne dhe më pas edhe tjetrin në kufijtë e Maqedonisë dhe me gjerë.
Dr. SEFER TAHIRI, sekretar shkencor i ITSHKSH-së
Shkurt 2016, Shkup
679 comments
Pingback: press release services
Pingback: press release distribution services
Pingback: gomovies
Pingback: SEO tips 2019
Pingback: jasa basmi rayap
Pingback: Chicago Escort
Pingback: Chicago Escort
Pingback: Tysons Corner Escort
Pingback: Geicoinsurance
Pingback: tour đà nẵng
Pingback: how to patent ideas
Pingback: can you patent an idea
Pingback: wsiglobalwebdesigns
Pingback: Esurance auto insurance
Pingback: Geico.com
Pingback: dc-dc converter factory
Pingback: boards
Pingback: Berita Terkini
Pingback: state farm auto insurance
Pingback: Costco car insurance quote
Pingback: usaa insurance
Pingback: hide photos video
Pingback: قیمت چای ماسالا
Pingback: فروش سرور استوک
Pingback: Upcoming Cars
Pingback: inventhelp innovation
Pingback: مبل کلاسیک
Pingback: ratuqq
Pingback: aduq
Pingback: làm bằng đại học có hồ sơ gốc
Pingback: backstreet boys tour 2019
Pingback: online casino
Pingback: idea patent
Pingback: how to patent
Pingback: film online
Pingback: ways to make money online
Pingback: capped composite decking
Pingback: rochii de ocazie
Pingback: Geico auto insurance
Pingback: سرور سوپرمیکرو
Pingback: پوکه معدنی
Pingback: SERVICII
Pingback: loa karaoke
Pingback: ogłoszenia usługi IT Szczecin
Pingback: url
Pingback: cheap geico insurance quotes
Pingback: auto insurance quotes online
Pingback: Odzyskiwanie danych jpg Kraków
Pingback: Odzyskiwanie zdjęć z telefonu Toruń
Pingback: Affiliate Bots - Make Easy Money Online
Pingback: https://www.youtube.com/watch?v=ZwX-1oTS_V8
Pingback: Computer Repair in Clermont FL
Pingback: InventHelp Store Products
Pingback: how to patent a product idea
Pingback: patent invention
Pingback: Make $2000 Monthly on Autopilot
Pingback: hourly profit
Pingback: antywirusy edu pl
Pingback: Make Money On Autopilot
Pingback: New Unique Weight Loss Method
Pingback: couples retreat near me
Pingback: Facebook Bot Auto Post Like Comment
Pingback: Get Slim in 7 Days
Pingback: New Autopilot Money Machine 2019
Pingback: Odzyskiwanie danych iphone cena
Pingback: entry level jobs
Pingback: geico insurance
Pingback: esurance renters
Pingback: progressive home insurance
Pingback: the general insurance quote
Pingback: kiss farewell tour dates
Pingback: Turkey escorts
Pingback: url
Pingback: سبز مشاور
Pingback: Cheap homeowners insurance
Pingback: Judi Bola
Pingback: sarkari job
Pingback: poker online terpercaya
Pingback: InventHelp Invention Marketing
Pingback: InventHelp Office
Pingback: InventHelp Office
Pingback: InventHelp Inventions
Pingback: inventors help
Pingback: InventHelp Corporate Headquarters
Pingback: barbati
Pingback: how to make an invoice for freelance writing
Pingback: Free Instagram Auto Commenter
Pingback: Auto Liker
Pingback: Tłumaczenia Specjalistyczne Online
Pingback: Obsługa Kontroli
Pingback: pierwszy przeszczep serca
Pingback: مؤسسه حقوقی چتر عدالت طاهری
Pingback: bague solitaire diamant
Pingback: marriage retreat in Indiana
Pingback: abc song
Pingback: http://phukientrangdiem.com/danh-muc/khay-dung-do-trang-diem
Pingback: Social Network
Pingback: تور کانادا ارزان
Pingback: chuyển nhà trọn gói
Pingback: Derecho De Sucesiones
Pingback: نرم افزار های حسابداری
Pingback: Upholstery Cleaning San Diego
Pingback: San Diego Movers
Pingback: Moving Company
Pingback: CBD for Pets
Pingback: 123movies
Pingback: personal loan
Pingback: Long Distance Moving
Pingback: Bitcoin
Pingback: alliance diamant
Pingback: link url
Pingback: Soft Play Hire
Pingback: https://thietbinhabeproyal.com/bep-tu-canzy
Pingback: Web Design
Pingback: Buy Methylpropylamine
Pingback: casas cueva rurales
Pingback: inventors help
Pingback: inventhelp new inventions
Pingback: inventors help
Pingback: how to get an idea patented
Pingback: pamiątki na chrzest rzeszów
Pingback: Cape Town
Pingback: http://lk21ganool.com
Pingback: sell puppy
Pingback: Carpet stain removal
Pingback: đồng hồ citizen eco drive
Pingback: anti aging therapy
Pingback: quickbooks toll free number
Pingback: itoris magento
Pingback: top google trends
Pingback: brand-homecare.co.uk
Pingback: ibertechsolutions
Pingback: resin bound driveways Norwich
Pingback: resin bound gravel
Pingback: Limo Services in Plainsville CT
Pingback: Besuchen Sie wirtschaft.com ...
Pingback: ebooks with resell rights
Pingback: Instagram Follower
Pingback: learn ANCIENT GREEK
Pingback: hdmi
Pingback: abogados laboralistas zaragoza
Pingback: gay chat rooms
Pingback: custom stage rental in miami
Pingback: learn more here
Pingback: this site
Pingback: https://3tg.vn/tang-cuong-sinh-ly-nam-nhung-dieu-can-phai-biet/
Pingback: inventors help
Pingback: how to patent
Pingback: InventHelp inventor
Pingback: inventhelp commercial
Pingback: Free Instagram Liker
Pingback: low-cost travel
Pingback: تقویم لایه باز
Pingback: 720p Stream
Pingback: Boxing Stream
Pingback: stream
Pingback: نرخ کرایه تاکسی از فرودگاه امام به شهرستانها
Pingback: His Comment Is Here
Pingback: Motogp
Pingback: My Review Here
Pingback: www.mlbstream.io
Pingback: Nba Live
Pingback: her latest blog
Pingback: Orale anabole steroide kaufen
Pingback: olympicstreams.me
Pingback: Peptidi in vendita
Pingback: killer deal
Pingback: MT2 bestellen
Pingback: Strike Out
Pingback: Comprar MT2
Pingback: Online
Pingback: Acheter Melanotan 2 en ligne
Pingback: nfl streaming
Pingback: Acquistare MT2
Pingback: review
Pingback: I Thought About This
Pingback: VIP League
Pingback: UFC
Pingback: sports
Pingback: Madrid
Pingback: gemini it
Pingback: Esurance insurance quote
Pingback: geico auto quote
Pingback: Sufit Napinany Kuchnia
Pingback: bike rental manager
Pingback: nokia Replacement Parts
Pingback: oneplus repair parts
Pingback: Christopher Condon Newport Beach
Pingback: jetzt mehr lesen
Pingback: alle Meldungen finden Sie hier ...
Pingback: lesen Sie den ganzen Beitrag ...
Pingback: alles weitere hier
Pingback: alle Meldungen finden Sie hier ...
Pingback: Bluten
Pingback: hier geht's weiter ...
Pingback: hier klicken ...
Pingback: lesen Sie den ganzen Beitrag ...
Pingback: News lesen
Pingback: page
Pingback: hier klicken ...
Pingback: Tisch
Pingback: lesen Sie den ganzen Beitrag ...
Pingback: den Artikel finden Sie hier
Pingback: alles weitere hier
Pingback: Interessiert? Hier weiterlesen ...
Pingback: News lesen
Pingback: Ski fahren
Pingback: fur mehr Infos hier klicken ...
Pingback: News lesen
Pingback: fur mehr Infos hier klicken ...
Pingback: Flammable gas detector
Pingback: where to buy cannabis oil for cancer online
Pingback: lesen Sie den ganzen Beitrag ...
Pingback: Replacement
Pingback: inside
Pingback: innovation
Pingback: InventHelp inventors
Pingback: how to submit a patent
Pingback: taxi booking
Pingback: Seguros
Pingback: seguros
Pingback: angieslist.com
Pingback: home visit opticians
Pingback: specsavers home eye test
Pingback: erie auto insurance
Pingback: چیلر برای آپارتمان
Pingback: extensions
Pingback: photographer Bundaberg
Pingback: repairreplacementglass.com Florida
Pingback: Masterson Law
Pingback: Drostanolone Propionate kaufen
Pingback: SPM Communications
Pingback: Apple Service Center Sharjah
Pingback: Samuel Rad
Pingback: webpage
Pingback: procurement laws and regulations
Pingback: abogados en Zaragoza
Pingback: Locksmith Edmonton
Pingback: personalized gifts
Pingback: Puertas de aluminio
Pingback: blackberry repair center dubai
Pingback: Abogados Matrimonialistas en Zaragoza,
Pingback: 카지노사이트
Pingback: 토토사이트
Pingback: Health
Pingback: rusyada üniversite okumak
Pingback: Buy Forex Trading Signals
Pingback: Manji Law
Pingback: litvanya
Pingback: 6 aylýk pasaport ücreti
Pingback: 212 nerenin alan kodu
Pingback: Buchanan, Williams & O'Brien
Pingback: myspace.com
Pingback: Stonestreet Leather
Pingback: taras shevchenko üniversitesi
Pingback: this resource
Pingback: ukrayna üniversite fiyatlarý
Pingback: ukrayna üniversiteleri
Pingback: ukrayna üniversiteleri
Pingback: ukrayna Eðitim Danýþmanlýðý
Pingback: ukrayna üniversiteleri
Pingback: ukraynadaki üniversiteler
Pingback: ukraynada üniversite
Pingback: ukraynada eðitim ücretleri
Pingback: ukraynada eðitim sistemi
Pingback: harkov politeknik üniversitesi
Pingback: bulgaristan üniversitesi
Pingback: makedonya üniversiteleri
Pingback: üniversitesi kosova
Pingback: yurtdýþý üniversite
Pingback: yurtdýþýnda doktora
Pingback: kiev politeknik üniversitesi
Pingback: yurtdýþý eðitim
Pingback: yurtdýþýnda master
Pingback: yurtdýþýnda týp okumak
Pingback: yurtdýþýnda mimarlýk
Pingback: bosna üniversiteleri
Pingback: bosna üniversitesi
Pingback: odessa politeknik üniversitesi
Pingback: kiev týp üniversitesi
Pingback: kiev politeknik üniversitesi
Pingback: kiev havacýlýk üniversitesi
Pingback: kiev ulusal havacýlýk üniversitesi
Pingback: Entrepo
Pingback: www.libmed.co.za
Pingback: Ukrayna Üniversitesi
Pingback: stem nedir
Pingback: yurtdýþýnda uzaktan eðitim
Pingback: yurtdýþý eðitim burslarý
Pingback: odessa ulusal denizcilik akademisi
Pingback: sumy üniversitesi
Pingback: sumy devlet üniversitesi
Pingback: ucuz evler
Pingback: yök yurtdışı yüksek lisans bursu
Pingback: Earn 300K Satoshi NO Deposit
Pingback: Make Money with Ikov
Pingback: Free Forex Trading Signals
Pingback: courier to Philippines
Pingback: buildcredit
Pingback: General Anaesthetic
Pingback: Dr. Stacey Wood
Pingback: Kirazlı halı yıkama
Pingback: Get Top Rankings in Google
Pingback: 사설토토사이트
Pingback: bravenet.com
Pingback: https://www.buyinstagramcomments.org/
Pingback: 토토사이트
Pingback: 안전놀이터
Pingback: soda machine
Pingback: Injured in an Uber or Lyft Accident? Here's What You Need to Know
Pingback: convert money
Pingback: agustin fernandez
Pingback: http://freehacktools.club/mafia-wars-2-hack-no-survey/{Mafia
Pingback: https://www.QueEsLaMenopausia.org
Pingback: How long does it take to rank on Google
Pingback: https://steampunk-accessories.com/
Pingback: Daftar DominoQQ Online
Pingback: Amircani Law
Pingback: wanelo.com
Pingback: courthousesquare.com
Pingback: motel 6 barkeyville
Pingback: fix radon in home Monument
Pingback: focused shockwave therapy ed Hampton
Pingback: ai classes in pune
Pingback: laws in Georgia
Pingback: Fred Alpi
Pingback: salon near me
Pingback: Live For The Little Things Lyrics
Pingback: situs judi slot online terpercaya
Pingback: congelador 30 litros
Pingback: globallawdirectories.com
Pingback: https://www.bagtheweb.com/u/davisadams/profile
Pingback: mysheriff.net
Pingback: Melanie Bowen
Pingback: gbsalon
Pingback: mortgage calculator canada
Pingback: freedomain
Pingback: vacant land for sale squamish bc
Pingback: click here
Pingback: justia.com
Pingback: website
Pingback: 詐欺投注網站
Pingback: job board
Pingback: yelloyello.com
Pingback: smart cart exotic edition
Pingback: Faulkner Law
Pingback: funny golf cartoon images
Pingback: hometalk.com
Pingback: hubpages.com
Pingback: cgmimm.com
Pingback: dreamwidth.org
Pingback: watchcartoonsonline
Pingback: ro ro service to australia
Pingback: roll on roll off car & motorhome shipping africa
Pingback: The Law Ladies Law Firm
Pingback: Can You Get a Reverse Mortgage on a Manufactured Home
Pingback: akama.com
Pingback: حراج سيارات
Pingback: international movin
Pingback: how to hack instagram for free
Pingback: new songs
Pingback: Tadeo & Silva Immigration Attorneys
Pingback: Faulkner Estate & Business Lawyers
Pingback: bcz.com
Pingback: moving services dubai
Pingback: http://www.cipc.co.za/za/?project=taxi-campaign
Pingback: cámara de sexo
Pingback: webcam para adolescentes amateur
Pingback: cityfos.com
Pingback: yourlocaldirectory.online
Pingback: Summit Design & Build
Pingback: Cincinnati Roofing Professionals
Pingback: on the site by reference
Pingback: info about reverse mortgage
Pingback: E-2 Visa Lawyers
Pingback: The Law Ladies LLC
Pingback: servicenoodle.com
Pingback: take-away container
Pingback: DataTouch Private Combos
Pingback: banderas institucionales
Pingback: freeseolink.org
Pingback: freeweblink.org
Pingback: businessrater.com
Pingback: 온라인카지노사이트
Pingback: how to purchase Cialis 40mg
Pingback: Cialis 60mg pills
Pingback: Cialis 80mg generic
Pingback: Cialis 20 mg online pharmacy
Pingback: Cialis 10mg without a prescription
Pingback: sildenafil 120 mg tablets
Pingback: levitra 40 mg without prescription
Pingback: lasix 100 mg without prescription
Pingback: furosemide 40mg australia
Pingback: where can i buy propecia 5mg
Pingback: where to buy lexapro 10 mg
Pingback: finasteride 1mg otc
Pingback: buy abilify 10mg
Pingback: actos 30 mg online
Pingback: aldactone 100mg online
Pingback: allegra 120 mg cost
Pingback: order allopurinol 300 mg
Pingback: amaryl 1 mg coupon
Pingback: amoxicillin 250 mg price
Pingback: ampicillin 500 mg for sale
Pingback: how to buy antabuse 500 mg
Pingback: how to buy antivert 25 mg
Pingback: arava 10mg tablet
Pingback: where to buy strattera 25mg
Pingback: cheap aricept 5mg
Pingback: order arimidex 1mg
Pingback: cheap tamoxifen 10mg
Pingback: how to purchase ashwagandha 60caps
Pingback: atarax 10 mg without a prescription
Pingback: where can i buy augmentin 250/125mg
Pingback: how to purchase avapro 150mg
Pingback: how to purchase avodart 0,5 mg
Pingback: baclofen 25mg no prescription
Pingback: bactrim 400/80mg tablets
Pingback: Biaxin 500 mg for sale
Pingback: order Premarin 0,3mg
Pingback: buspar 5 mg without a prescription
Pingback: calcium carbonate 500 mg pharmacy
Pingback: cardizem usa
Pingback: cost of casodex
Pingback: catapres 100 mcg usa
Pingback: ceclor 250 mg tablet
Pingback: ceftin without a prescription
Pingback: celebrex 200 mg cost
Pingback: celexa otc
Pingback: cephalexin 500 mg australia
Pingback: cipro 1000 mg over the counter
Pingback: claritin 10mg usa
Pingback: online casino
Pingback: casino moons online casino
Pingback: casino real money
Pingback: gambling games
Pingback: ocean casino online nj
Pingback: online casinos usa
Pingback: casino online gambling
Pingback: jackpot party casino
Pingback: casino slot games
Pingback: njtdfgadulo
Pingback: online casinos real money
Pingback: amica car insurance
Pingback: triple aaa insurance
Pingback: cheap online car insurance quotes
Pingback: cheapest online car insurance quotes
Pingback: cheap car insurance quotes
Pingback: general insurance quote
Pingback: insurance car companies
Pingback: owners car insurance
Pingback: online car insurance quotes instant
Pingback: personal loans
Pingback: payday loans greenville sc
Pingback: fast payday loans online
Pingback: installment loans online no credit check
Pingback: quick loans texas
Pingback: bad credit loan help
Pingback: online payday loans no credit check
Pingback: personal loans rochester ny
Pingback: cbd oil for anxiety
Pingback: hemp cbd oil side effects
Pingback: cbd oil for arthritis
Pingback: vg cbd oil
Pingback: strongest cbd oil for sale
Pingback: pure cbd oil for pain relief
Pingback: cbd oil for anxiety
Pingback: cbd oil for pain control
Pingback: printable cbd oil handout
Pingback: discovery ed assignments
Pingback: online essay writers
Pingback: buy essays papers
Pingback: essaywritingservices
Pingback: writing an argument essay
Pingback: best custom essay writing service
Pingback: homework good or bad
Pingback: academic essay writers
Pingback: buy custom essay
Pingback: online essay help
Pingback: buy cleocin
Pingback: clomid online pharmacy
Pingback: clonidine 0,1mg australia
Pingback: clozaril 50mg tablet
Pingback: colchicine 0,5mg for sale
Pingback: cheap symbicort inhaler
Pingback: combivent pills
Pingback: custom essay writing help
Pingback: coreg cost
Pingback: compazine purchase
Pingback: coumadin without a doctor prescription
Pingback: cozaar purchase
Pingback: dissertations online
Pingback: crestor 20mg price
Pingback: i need help writing an argumentative essay
Pingback: essay review service
Pingback: order custom essays
Pingback: cymbalta united states
Pingback: where can i find someone to write my paper
Pingback: writing a thesis paper
Pingback: where to buy dapsone 1000caps
Pingback: ddavp 0.1mg pills
Pingback: how to purchase depakote
Pingback: diamox 250 mg without a doctor prescription
Pingback: differin 15g tablet
Pingback: diltiazem cost
Pingback: cheap doxycycline 100 mg
Pingback: dramamine 50mg pills
Pingback: elavil without a prescription
Pingback: erythromycin online
Pingback: etodolac united kingdom
Pingback: flomax 0,4 mg prices
Pingback: cheap flonase nasal spray 50 mcg
Pingback: garcinia cambogia 100caps without a prescription
Pingback: geodon 80 mg medication
Pingback: essay writing assignment help
Pingback: hyzaar pharmacy
Pingback: order cialis
Pingback: imdur 20 mg canada
Pingback: cialis website
Pingback: cialis price
Pingback: imitrex no prescription
Pingback: buy imodium 2mg
Pingback: can you buy viagra over the counter
Pingback: other
Pingback: advice
Pingback: imuran 25 mg price
Pingback: indocin 25 mg online pharmacy
Pingback: lamisil without a prescription
Pingback: levaquin 750mg generic
Pingback: lopid coupon
Pingback: lopressor 25mg cost
Pingback: buy luvox 100mg
Pingback: cost of macrobid
Pingback: meclizine 25 mg australia
Pingback: northwest pharmaceuticals canada
Pingback: where to buy mestinon 60mg
Pingback: canadian online pharmacy
Pingback: cheap micardis
Pingback: canada medication pharmacy
Pingback: where to buy mobic 15mg
Pingback: motrin for sale
Pingback: nortriptyline medication
Pingback: periactin 4 mg prices
Pingback: viagra
Pingback: phenergan online
Pingback: where can i buy plaquenil 400mg
Pingback: prednisolone 20mg pharmacy
Pingback: prevacid 30 mg united states
Pingback: cheap prilosec
Pingback: proair inhaler 100mcg cheap
Pingback: procardia without prescription
Pingback: proscar 5mg without a doctor prescription
Pingback: protonix uk
Pingback: provigil 100mg without a doctor prescription
Pingback: cheapest pulmicort
Pingback: pyridium cost
Pingback: reglan nz
Pingback: remeron 15 mg united kingdom
Pingback: retin-a cream 0.025% canada
Pingback: revatio 20mg coupon
Pingback: risperdal 2mg for sale
Pingback: robaxin 500 mg australia
Pingback: rogaine generic
Pingback: seroquel medication
Pingback: where can i buy singulair
Pingback: skelaxin 400 mg for sale
Pingback: order spiriva 9 mcg
Pingback: tenormin without prescription
Pingback: thorazine 100mg without a prescription
Pingback: toprol generic
Pingback: tricor 200mg nz
Pingback: valtrex 500mg for sale
Pingback: vantin no prescription
Pingback: verapamil without a prescription
Pingback: voltaren 50mg canada
Pingback: wellbutrin 300 mg without a doctor prescription
Pingback: cost of zanaflex 4mg
Pingback: zestril 5 mg without prescription
Pingback: site here
Pingback: here
Pingback: zocor 5mg without a prescription
Pingback: zovirax without a prescription
Pingback: order zyloprim
Pingback: cheapest zyprexa 2,5 mg
Pingback: zyvox 600mg without prescription
Pingback: sildenafil tablet
Pingback: tadalafil price
Pingback: furosemide for sale
Pingback: escitalopram 5mg tablet
Pingback: cheap aripiprazole 20 mg
Pingback: buy pioglitazone
Pingback: order spironolactone 25mg
Pingback: fexofenadine 120 mg coupon
Pingback: glimepiride 1mg no prescription
Pingback: meclizine uk
Pingback: how to purchase leflunomide
Pingback: where to buy atomoxetine
Pingback: donepezil generic
Pingback: order anastrozole
Pingback: irbesartan canada
Pingback: cheap dutasteride 0,5 mg
Pingback: olmesartan 40 mg tablets
Pingback: how to buy buspirone
Pingback: cheap clonidinemg
Pingback: cheapest cefuroxime 125 mg
Pingback: cialis 20 mg
Pingback: citalopram 10mg generic
Pingback: cheap cephalexin 500mg
Pingback: levitra vs cialis side effects
Pingback: ciprofloxacin 750mg usa
Pingback: loratadine 10 mg no prescription
Pingback: cialis doesn\'t work
Pingback: how to purchase clindamycin 150 mg
Pingback: clozapine 50 mg over the counter
Pingback: prochlorperazine tablets
Pingback: cialis 20mg for sale
Pingback: carvedilol 6.25mg coupon
Pingback: warfarin 2mg pharmacy
Pingback: rosuvastatin 10mg pharmacy
Pingback: divalproex 250 mg without prescription
Pingback: how to purchase trazodone
Pingback: tolterodine price
Pingback: acetazolamide online
Pingback: fluconazole 200mg no prescription
Pingback: phenytoin united states
Pingback: oxybutynin online pharmacy
Pingback: doxycycline 100 mg without prescription
Pingback: bisacodyl 5mg prices
Pingback: venlafaxine 75mg online pharmacy
Pingback: order amitriptyline 50 mg
Pingback: permethrin 30g coupon
Pingback: where can i buy erythromycin
Pingback: estradiol for sale
Pingback: etodolac generic
Pingback: where to buy tamsulosin
Pingback: fluticasone 50mcg generic
Pingback: alendronate 35mg online
Pingback: nitrofurantoin price
Pingback: glipizide 5 mg online
Pingback: hydrochlorothiazide without a doctor prescription
Pingback: isosorbide 30mg price
Pingback: sumatriptan 25mg nz
Pingback: where to buy loperamide 2mg
Pingback: azathioprine 25mg tablets
Pingback: propranolol for sale
Pingback: lamotrigine cost
Pingback: levothyroxine mcg uk
Pingback: atorvastatin 40mg purchase
Pingback: cost of gemfibrozil
Pingback: metoprolol price
Pingback: clotrimazole cost
Pingback: metoclopramide medication
Pingback: thesis research proposal
Pingback: essay writers service
Pingback: thesis literature review
Pingback: top rated essay writing websites
Pingback: canadian pharmaceuticals
Pingback: buy tadalafil 20 mg
Pingback: brand cialis sale
Pingback: long term cialis use
Pingback: humana rx mail order pharmacy
Pingback: what color is cialis
Pingback: real canadian superstore pharmacy
Pingback: canadian veterinary pharmacy
Pingback: amlodipine
Pingback: prilosec antacid
Pingback: wellbutrin and sertraline
Pingback: lyrica substitute
Pingback: atorvastatin recall 2018
Pingback: 1
Pingback: ivermectin praziquantel
Pingback: tractor supply ivermectin pour-on
Pingback: ivermectin for cats fleas
Pingback: ivermectin 2021
Pingback: ivermectin for mange in foxes
Pingback: cialis for pulmonary hypertension
Pingback: what is cialis good for
Pingback: cialis tadalafil dosage
Pingback: buy ivermectin nz