“Sikur dashuria dhe dhembshuria të zinin vend pak mëtepër në zemrat e njerëzve, bota sot do të ishte më ndryshe, të pakten nuk do të ishte kaq e konfrontuar dhe rivalizuar, prandaj edhe ky takim i yni sot këtu në Shkup, në nderim tëKrishtlindjes, le të jetë një xixë drite më tepër në tunelin e mosmarrëveshjeve e grindjeve midis njerëzve”, u shprehdrejtori Asani.
Shkup, 23 dhjetor 2024 – Sot në Institutin e TrashëgimisëShpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në praninë e Zv. Kryeminstrit të Parë, Izet Mexhiti, të diplomatëve, tëkomunitetit katolik shqiptar dhe të përfaqësuesve të Ipeshkvisësë Kosovës, u organizua një pritje solemne me rastin e festës sëKrishtlindjes që mbahet tash më tradicionalisht në ITSHKSH nënderim të figures së Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze dhekomunitetit të cilit ajo i takonte.
Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori I ITSHKSH-së, Prof. dr. Skender Asani, pasi vuri në dukje arsyet e organizimit të kësajfesteje, foli edhe për rëndësinë që kishte Shkupi në fermentimine vetëdijes kombëtare e kulturore të shqiptarëve nëpër shekuj. Sipas tij Shkupi pati të kaluar të lavdishme dhe për këtë, siç gthaai, flasin veprat dhe kontributet e atyre që e lartësuan këtë lavdi, siç ishin Pjetër Bogdanit, Toma Raspasani, Ndue Bytyçi, LazërMjeda, Zef Rama, Gaspër Gjini, të cilët lidhjen me Shkupin nuke kishin vetëm në kuadër të rutinës që ua caktonte misionikishtar, por kjo lidhje ishte shprehje e një vizioni që ata kishinpër këtë qytet të lashtë.
Në vazhdim drjetori Asani foli për kontekstin aktual dhe rolin qëmund të kenë festat siç është Krishtlindja në afrimi e njerëzve.
“Sikur dashuria dhe dhembshuria të zinin vend pak më tepër nëzemrat e njerëzve, bota sot do të ishte më ndryshe, të pakten nukdo të ishte kaq e konfrontuar dhe rivalizuar, prandaj edhe kytakim i yni sot këtu në Shkup, në nderim të Krishtlindjes, le tëjetë një xixë drite më tepër në tunelin e mosmarrëveshjeve e grindjeve midis njerëzve. Të gjithë ne meritojmë ardhmëri tëdinjitetshme, por që të arrihet kjo, sot nevojitet mirëkuptim dheinteraksion më i madh human në mes të njerëzve”, u shprehdrejtori Asani.
Zv. Kryeminstri i Parë në Qeverinë e Republikës sëMaqedonisë, Izet Mexhiti, në fjalën e tij përshëndetëse foli përmozaikun tonë multikulturor e multireligjioz, i cili sipas tij, nukdo të jetë asnjëherë i plotëkuptimtë pa prezencën dhe vendin e merituar të vëllezërve tanë katolikë. Kjo është një trashëgimidhe dëshmi e prezencës dhe vazhdimësisë sonë historike dhe kyfakt paraqet një vlerë unike për të cilën ne si shqiptarë tëMaqedonisë së Veriut duhet të jemi krenarë, u shpreh Mexhiti.
“Prandaj, unë jam këtu sot për të siguruar të gjithë të pranishmitkëtu si zëvendës kryeministër se Qeveria do të jetë gjithmonënjë partner për të adresuar çështjet të cilat e brengosin këtëkomunitet dhe përmes projekteve e politikave afirmative për ta mbrojtur e kultivuar identitetin e shqiptarëve katolikë tëMaqedonisë si pjesë përbërëse e tërësisë sonë identitare sishqiptarë. Me këtë rast, përgëzoj ITKSH-në për projektet e njëpasnjëshme për të dokumentuar prezencën, rolin dhekontributin e katolikëve shqiptarë të Shkupit në rrjedhat e përgjithshme të kombit tonë. Hulumtimet tuaja si në Shkup poredhe në regjion janë dëshmi historike për prezencën e njëpopullate e cila, për fat të keq, sot duket më shumë si përfaqësimsimbolik dhe jo më shumë se kaq. Por, puna duhet të vazhdojëdhe unë ju inkurajoj të vazhdoni – të gjeni gjurmë, dëshmi, e protagonistë të cilët do të flasin për katolikët e Shkupit”, nënvizoi Mexhiti.
Miku i Institutit, Don Lush Gjergji, përfaqësues i Ipeshkvisë sëKosovës pasi uroi Krishtlindjet kërkoi që të kultivohet njëdashuri dhe vëllazëri më e madhe në mes nesh, duke marrë përbazë edhe mësimet vizionare të Shën Nënës Tereze.
Ceremonia solemne u shoqërua me disa pika muzikore, me këngët “Shetja Natë”, “What child isthis”, “Nëna e bukur” tëintrerpretuara nga solistja Doruntina Gjini, shoqëruar me piano nga Don Shtjefën Donës